Një operacion i madh antidroge i shtrirë në dy shtete si Italia e Spanja ka përfunduar me sekuestrimin e një sasie rekord kokaine, 219 kg. Mediat italiane bëjnë me dije është shkatërruar një grup që trafikonte drogën nga Kosta Rika si dhe janë ekzekutuar sot 29 urdhërarreste për pjestarët e këtij grupi, mes të cilëve është edhe një shqiptar, i identifikaur si Gentian Sabiqi.
Operacioni u finalizua në Milano, ndërsa sasia e drogës mësohet se kishte ardhur nga Kosta Rika që prej vitit 2017. Anëtarët e këtij grupi kanë mundur të trafikojnë në vitin 2017 plot 215 kg kokainë. Mënyra që ata zgjidhnin ishte futja e pakove me kokainë brenda kutive me ananas. Po sot teksa kryente arrestimet policia sekuestroi edhe 4 kg të tjera me kokainë, duke e cuar sasinë e drogës së trafikaur nga ky grup në 219 kg.
Mes të arrestuarve ka shtatas italianë, tre afrikanë dhe 1 shqiptar. Ata akuzohen për pjesëmarrje në dy organizata kriminale, e para që synonte trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe e dyta shpërndarjen në zonë.