Një operacion antidrogë nga policia italiane në Foggia, ka sjellë prangosjen e të riut shqiptar dhe sekuestrimin e 8 kilogramëve kokainë, shkruajnë mediat italiane.
Mësohet se operacioni është zhvilluar në 31 tetor dhe se droga ishte e ndarë në 8 pjesë, që nëse do të shitej, kapte vlerën e 3.5 milionë euro. Droga u gjet e fshehur në makinën e 21 vjeçarit shqiptar i cili kishte krijuar një vend të posaçëm pranë marshit të automjetit.
Policia italiane ndoqi makinën me të cilën udhëtonte shqiptari dhe me ndihmën e qenve anti-drogë, kanë arritur të gjejnë lëndën narkotike të fshehur. 21 vjeçari është lënë në burg nën akuzën e transportit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Mos e ka vkeren 35 milion euro ? Uleni pak uleni se ka rene cmimi
Përgjigju