Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi iu sekuestruan 2.5 kilogramë kokainë. Të arrestuarit janë  24-vjeçari me inicialet U.K. dhe një 26-vjeçar me inicialet T.D.

Ata ishin në ndjekje nga policia, pasi hynin e dilnin shpesh në një banesë të pabanuar në Lonati. Ndërkohë që pas kontrollit të banesës u zbulua droga e fshehur poshtë pllakës së dushit.

Policia italiane vijon hetimet për të zbuluar të gjithë rrjetin e trafikut të drogës.