Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë 38 vjeçari, E.R të cilit pas kontrollit të bërë nga policia, i është gjetur lëndë narkotike e llojit kokainë.
Ndërkohë, në flagrancë janë arrestuar edhe shtetasit, A. Gj., 29 vjeç, pasi shkeli masën e sigurisë "Arrest në shtëpi” dhe 36 vjeçari, H.M pasi u kap duke vjedhur një shumë parash në një lokal të zonës së ish Bllokut.
Materialet për tre të arrestuarit i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale.
Komento