Një shqiptar i përfshirë në rrjetin e trafikut të kokainës në Rimini ka urdhëruar djegien e një lokali, pasi ishte xheloz për të dashurën e tij. Shqiptari bënte një jetë të bukur, duke shpenzuar shuma parash që shkonin në 6 mijë € në natë.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte kreu i një grupi që trafikonte kokainë në Rimini dhe Pesarese.
Ai shpenzonte para në lokale nate dhe kazino, por kishte një dobësi të madhe. Pika e tij e dobët ishte e dashura e tij marokene, e cila kërcente si valltare në një lokal nate.
Shqiptari nuk donte që ajo të vazhdonte më të kërcente dhe për këtë arsye ka urdhëruar djegien e lokalit të natës ku ajo punonte.
Emri i tij nuk është bërë i ditur, por sipas policisë italiane ai ka mbërritur tashmë në Shqipëri dhe ndaj tij ka një urdhër-arresti.