Kokalari reagon për ’pafajësinë’ e Berishës: Boll se jemi lodhur, e vetmja konferencë që duhet të bësh është kur të japësh dorëheqjen! Je ‘non grata’ edhe për demokratët

Kokalari reagon për ’pafajësinë’ e Berishës: Boll se jemi lodhur, e vetmja konferencë që duhet të bësh është kur të japësh dorëheqjen! Je ‘non grata’ edhe për demokratët

Berisha e Kokalari

Ish mbështetësja e Berishës ka reaguar në lidhje me konferencën e sotme të tij, në ‘përvjetorin’ e shpalljes ‘Non Grata’ nga Britania e Madhe. Kokalari i ka kushtuar një shkrim të gjatë në facebook Berishës, ku i ka kërkuar të hesht ndërsa shton se ka lodhur shqiptarët e demokratët me pretendimet e tij shterpë. Kokalari thekson se kjo mbrojtje e Berishës duke u munduar të nxjerrë veten pa lagur duke akuzuar ambasadorët si të korruptuar, e ka kthyer ‘non grata’ për të gjithë.

“Degjova konferencen e Sali Berishes sot, ku shpjegon se te gjithe ambasadoret ne Shqiperi jane te korruptuar dhe ai eshte i pafajshem.

Berisha, boll ju lutem! Boll! Jemi lodhur te gjithe ne rrugetimin tuaj per te mbrojtur veten dhe familjen, sepse ne rradhe te pare ti nuk mbrojte PD e rithemelimit, nuk mbrojte voten e lire, nuk mbrojte primaret, nuk mbrojte ndryshimin qe premtove.

Jemi super te lodhur. Une e para qe te dola ne krahe ne ditet e tua me te zeza. Nese do vazhdosh ne kete rruge, ku PD e rithemelimit do ta mbash te mbyllur, te mbytur, te ndrydhur, ‘non-grata’ e Amerikes dhe e Anglise do jene minimumi i problemeve te tua.

Fatkeqesisht po kthehesh ne ‘non-grata’ per shpirtin tone te lire. Te dalesh ne konference shtypi dhe ti shesesh popullit pafajesine tende eshte paksa e turpshme kur ky popull ka humbur shpresen tek ‘ndryshimi’ qe premtove pikerisht ti.

 Kokalari shkruan se Berisha do duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve për të gjitha dështimet e tij politike dhe se ka lënë në baltë demokratët të cilët e besuan e votuan prej shumë vitesh.

Ish mbështetësja e Berishës ka reaguar në lidhje me konferencën e sotme të tij, në ‘përvjetorin’ e shpalljes ‘Non Grata’ nga Britania e Madhe. Kokalari i ka kushtuar një shkrim të gjatë në facebook Berishës, ku i ka kërkuar të hesht ndërsa shton se ka lodhur shqiptarët e demokratët me pretendimet e tij shterpë

Do deshiroja qe kjo konference ti kushtohej vetem demokrateve ku ti te kerkoje falje per koalicionin me Meten, te kerkoje falje per listen e keshillit bashkiak qe ja shite ketij te fundit. Te kerkoje falje per talljen masive ndaj te gjithe ne qe te dolem ne krahe. T’i kerkoje falje forumit rinor per ate fiasco ne garen per kryetar ku ti vet kurorezove nje te pa-afte qe po ti numeroheshin votat reale, do te dilte i treti ne gare.

Te kerkoje falje per primaret e Bashkise se Tirane qe ti vet e ktheve ne nje teater absurd me figura te degjeneruara duke i hequr te drejten e gares individeve shume me te afte se vegla e korrupsionit qe ti dhe Meta perdoret ne pazaret tuaja me Veliajn. Te shesesh nje gare per perfitime personale, eshte korrupsion e kaluar korrupsionit, dhe ti po e ben ne kurriz te popullit. Prandaj te besh konference shtypi per te justifikuar pafajesine tende, kalon ne hipokrizi.

Me shume deshire do ta vazhdonim mbeshtetjen ndaj jush nese do ishe treguar kaq i kujdesshem ndaj demokrateve qe te mbeshteten, duke i dhene te gjitheve mundesine te perparonin ne ate parti me meritokraci.

Mos dil me ne konferenca z. Berisha se jemi lodhur te gjithe. Te pakten jo per te justifikuar pafajesine tende, sepse ka plote zera qe flasin per vjedhje pronash qe u bene pikerisht nga ligjet e aprovuara nga ju. Mos fol me per pafajesine tende kur fajin me te madh e ke ndaj demokrateve te rithemelimit dhe te gjithe shqiptareve qe morret ne qafe ne 14 Maj dhe do ti merrni ne qafe ne 2025. Pafajesine tende luftoje direkt me Britanine e Madhe dhe Amerike, por jo ne kurrizin tone se jemi super te lodhur.”- shkroi Kokalari.

Ndër të tjera, Kokalari shkruan se e vetmja konferencë që do duhet të bëjë Berisha është kur të japë dorëheqjen.

“E vetmja konference shtypi qe dua te degjoj prej jush, do ishte ose dhenja e doreheqjes tuaj nga politika, ose nje mea-culpa ku realisht hap partine dhe fut meritokracine me mbikeqyrje nga Diaspora.

Miqesisht, Evi.”- shkruan Kokalari.

Ditën e sotme Sali Berisha, publikoi një material 25 faqe mbi ku parashtronte versionin e tij për raportin e Britanisë së Madhe për shpalljen non grata.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 18/07/2023 15:27

    Mire non grata po edhe agjent iranian Sali nuk durohet me jep doreheqjen dinjitoze nga te gjitha strukturat sebashku me Lul Braven qe te shiti si Meta!

    Përgjigju
    • e drejta: 19/07/2023 14:15

      JU MENDONI SE KY BANDIT E NJEH DINJITETIN!!!!

  • Ethem Lalaj-PRO AMERIKAN: 18/07/2023 10:56

    PS: 1.Edhe Kokalari i doli kundër Saliut,e cila për të erdhi nga Amerika e largët sukur nuk e dinte kush ishte Sb që në 33 vite është e keqa më e ZEZË NË SHQIPËRI E KOSOVË..!? -Siç duket Saliu nuk i ofroi ndonjë KOCKË. 2.Zonjë: Saliu do jet Aty deri në vdekje në opozitë nga frika e arrestimit familjar.Ai e di se nuk bëhet më KM në Shqipëri sa të jetë AMERIKA(PD+PR) 350.mil.e gjallë. 3.Po Ju Evi çfar kërkoni në Shqipëri,kur E.Rama do jet KM deri 2050 pasi është më i miri KM në Shqipëri,Ballkan & Europë..!? Dhe e Don Amerika,BE,90 % e popullit Shqipëtar..!! 4.E.Rama do çoi përpara Reformën në Drejtësi me OK TË SHBA+BE..Pasi Saliu kërkon ta kthej pas në 2016. 5.Zonjë: Populli majt e ka ndar mëndjen që në 1992 që do votoi PS që përfaqëson shtresën e varfër 95 %. 6.E.Rama në 9 vite ka bërë 100 % më shumë se të gjitha qeverit e marra sëbashku që nga 1992. -Për E.Ramën nuk ka asnjë dosje,vidio me zë e figurë për vjedhje e Vrasje në vitet e tij pushtet e parti. 7.E.Rama ka një fai: Që lejoi votimin e një ligji të Reformës në Drejtësi me magjistrat vëndas të diskredituar 100 % me kursin 6 mujor të Saliut fatkeqsi Kombëtare.! 8.Zonjë: Në PD do kthehet Luli që nxori NOKAUT NGA GRUPI DEPUTETVE S.BERISHËN ME PROSI AMERIKANE. 9.Nëse deri 2025 Luli nuk e bën PD konkurruese.. do të bashkohet me PS në kualicion për ta hedhur Sb+Im.. përfundimisht në koshin e plehrave. 10.Amerikës i intereson stabilizimi Shqipërisë si faktor kyç në balljan..dhe E.Rama kryesues i OSBE+KS OKB+SAMITE TË BE+SAMITE TË BERLINIT,ETJ. -Kaq për sot.

    Përgjigju
  • xxx: 17/07/2023 23:13

    Qendrimi i Zj.Kokalari eshte shume i saket dhe i drejte.Pergjegjesia me e madhe e Sali Berishes eshte se ka goditur per vdekje PD.Kjo parti e ka shume te veshtire te behet e besueshme per popullin.Shikojme per cdo dite gafa e qendrime te habiteshme.Sala don te shpetoje nga gjynahet qe ka bere se bashku me servilet qe edhe sot i qendrojne gatitu.I rende eshte fakti qe edhe te rinjte po behen kunder njeri tjetrit.Mjafton te shikosh qendrimin e dy figurave te reja,G.Bardhi dhe J.Tabaku,qe nuk i japin doren KryetRit de jure te PD,L.Bashes.Ne qofte se kane rezerva ndaj Lulit,t'ja thone ne sy,jo te mbajne qendrim armiqesor.Kuj duhet t'i besojme ne keto figura,qe mjerisht nuk debatojne ,por i ngjajne hienave qe hidhen egersisht ndaj prese e njera tjetres.Duhet kohe dhe revolucion btenda PD per te demaskue Berishen Lulin ,Bardhin,Tabakun e klyshet e rinj e te vjeter.

    Përgjigju
  • emri: 17/07/2023 22:42

    hahahaha dhe ti o Brut?

    Përgjigju
    • Evi: 18/07/2023 14:54

      E kuptove shume vone moj zonje prendaj eshte kaqe kohe Ai aty 33 vjet sepse ju qe e mbeshtesni e kuptoni me vones ka te tjer akoma qe e mbeshtesin dhe do ta kuptojne me vones

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

‘Paketa e Maleve’, Rama nga Thethi: Mbështetje e re për investitorët vendas që duan të investojnë në tokën e të parëve

‘Paketa e Maleve’, Rama nga Thethi: Mbështetje e re për investitorët vendas që duan të investojnë në tokën e të parëve