Kokalari zbulon 'planin e fshehtë' të Metës kundër Berishës: Ja si planifikon të marrë drejtimin e PD

Kokalari zbulon 'planin e fshehtë' të Metës kundër Berishës: Ja si planifikon të marrë drejtimin e PD

Sali Berisha dhe Ilir Meta

Evi Kokalari ka deklaruar se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përgatitur një plan të fshehtë kundër Berishës për të marrë drejtimin e PD-së nëpërmjet deputetit, Belind Këlliçi i cili është edhe kandidat i Rithemelimit për bashkinë e Tiranës.

Sipas saj Këlliçi po përpiqej të forconte pozicionin e tij që në Këshillin Kombëtar me manipulimin dhe orientimin e votave. Në një intervistë për emisionin 'Shqip', Kokalari tha se dëshirën për të qenë kryetar i Partisë Demokratike ia kishte ngulitur vetë Ilir Meta i cili sipas saj nëpërmjet Këlliçit do të mund të drejtonte të gjithë partinë.

Por ajo u shpreh më tej, se Meta ka lidhje me shumë persona të tjerë në Partinë Demokratike dhe prandaj mund të veprojë si të dojë.

"Belind Këlliçi nuk është i djathtë. E ka thënë ai që nuk është i djathë. Madje ka thënë çfarë partie konservatore prisni ju? Kush e ka thënë që PD-ja do kthehet në parti konservatore? Ne jemi të qendrës së djathtë thoshte ai, nuk jemi konservatorë, edhe ishte edhe Jozefina Topalli e cila tha që edhe ajo ishte e qendrës së djathtë.  Të nesërmen doli Berisha dhe tha që kjo është PD-ja konservatore. Aty filloi lëmshi. Belind Këlliçi po forconte pozicionin e tij në Këshillin Kombëtar me manipulimin e votave, me orientimin e votave fillimisht. Është një grup i vogël brenda që e kanë bërë bashkë.

Forcimi i Këshillit Kombëtar, forcimi i kryesisë ishte për një qëllim, që këta të merrnin PD-në. Flitej atëherë që do të mundoheshin të hiqnin Berishën mbas zgjedhjeve lokale nëse nuk do të fitonte. Nuk është se Berishën do e heqin, se nuk e heq njeri Berishën, por e mendojnë. Këlliçi donte të hiqte qafe Berishën që të merrte PD-në. Dëshirën për të qenë kryetari i PD-së ia kishte futur qartësi Ilir Meta sepse ai kishte kohë që prezantohej e fryhej. Ajo e fryra tregoi lojën e Ilir Metës. Dhe vetë Ilir Meta ka thënë diku se Këlliçi fryhet shumë. Këlliçi nuk është njëri me këllqe, trembet kollaj. Pas fryrjes së Këlliçit, që donte të hiqte Berishën nga PD-ja në Këshillin Kombëtar, më rezultoi që ishte Ilir Meta.

Belind Këlliçi donte të bëhej kryetar i PD-së dhe nga aty ta kontrollonte Ilir Meta. Meta mund ta kontrolloje Këlliçin sipas qejfit. Por Meta ka edhe individë të tjerë në PD, që kanë futur rrënjët shumë thellë. Dhe mund të bëjë çfarë te dojë. Unë e shoh këtë si një kërcenim të vërtetë ndaj opozitës”- u shpreh aktivistja.

Së fundmi Kokalari ka njoftuar edhe krijimin e partisë së saj të re ‘Konservatorët’ e cila do të nisë takimet me qytetarët ditën e nesërme.  Përmes partisë Konservatorët, Kokalari synon që të garojë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të mbahen në vitin 2025. Kokalari themeloi këtë parti pas zhgënjimit që pësoi nga Sali Berisha dhe më pas u distancua nga Partia Demokratike.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim