'Kokë më kokë', Paolo Maldini takon agjentin e Armando Brojës

'Kokë më kokë', Paolo Maldini takon agjentin e Armando Brojës

Armando Broja

Drejtuesit e Milan janë takuar të martë me agjentin dhe përfaqësuesit e Armando Brojës në 'Casa Milan'. Sulmuesi shqiptar prej muajsh është në optikën e Paolo Maldinit, drejtorit sportiv të kuqezinjve. Legjenda e Milan po ndjek nga afër të ardhmen e sulmuesit të Chelsea, me 21 vjeçarin që rinovoi kontratën me Blutë deri në 2028.

Broja këtë sezon ka marrë minuta me ekipin e parë të Chelsea, teksa dy sezonet e fundit i ka zhvilluar në huazim me Vittese dhe Southampton. Loja e mirë e Brojës ka ngjallur interes nga shumë skuadra, me Milan që kërkon ta blejë lojtarin verën që vjen.

Takimi mes palëve vjen në një kohë kur e ardhmja e Ibrahimovic, Rebic dhe Origi është larg kuqezinjve. Duket se Maldini po planifikon të freskojë ekipin dhe emri i zgjedhur është Broja.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj