Kokëdhima mbledh drejtorët e jugut 
 por e bojkotojnë gjithë deputetët

Kokëdhima mbledh drejtorët e jugut <br /> por e bojkotojnë gjithë deputetët
Koordinatori i Jugut për Partinë Socialiste, Koço Kokëdhima ka mbledhur dje në Teatrin “Petro Marko” të gjithë drejtorët e institucioneve të Qarkut të Gjirokastrës dhe të Vlorës. Në takim kanë qenë edhe drejtuesit më të lartë të institucioneve të shtetit, të Sarandës, Delvinës, Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenës, Memaliajt, Këlqyrës, Vlorës, Selenicës, etj. Në takimin me dyer të mbyllura, ku media nuk është lejuar, kanë munguar drejtuesit e institucioneve të shtetit të cilat kanë në krye njerëz të propozuar nga LSI, aleatit kryesor qeverisës i PS-së.

Ajo që bie në sy, është se në mbledhje kanë munguar shumica e deputetëve të Partisë Socialiste në këto qarqe, si: Fatmir Toçi, Valentina Leskaj, Anastas Angjeli, Arben Ahmetaj, ejt. Pas përplasjeve mes deputetëve të Vlorës dhe koordinatorit Kokëdhima në prani të kryeministrit Rama, kjo është mbledhja e parë që koordinatori shfaqet i vetëm në jug, pa përkrahjen e asnjë deputeti. Burime për Shqiptarja.com, kanë pohuar se deputetët e jugut, kanë kërkuar që mbledhja e radhës në Vlorë, të drejtohet nga Edi Rama ose Gramoz Ruçi, në mënyrë që përpara strukturave të rajonit të jugut, të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet mes deputetëve dhe koordinatorit Kokëdhima.

Deputeti Fatmir Toçi, edhe pse ka qenë në Vlorë për të ndjekur procesin zgjedhor në organizatat e partisë për zonën e Lumit të Vlorës që ai mbulon, nuk ka marrë pjesë në mbledhje. I pyetur nga Shqiptarja.com se pse nuk mori pjesë në mbledhje, ai tha se nuk kishte njoftim për të, dhe se nuk kishte  dijeni për axhendën e takimit. Ai shtoi, se pavarësisht se kush i drejton këto mbledhje, performanca e administratës është e rëndësishme, dhe synohen rezultate të larta dhe përmirësime. 

Në mbledhje ka munguar dhe kryebashkiaku u Vlorës, Dritan Leli, por ky për arsye se ishte në një vizitë pune jashtë vendit. Burime për Shqiptarja.com thanë se në mbledhje ka qenë e pranishme koordinatorja e jugut për emërimet, Blerina Gjylameti. Mësohet se në mbledhje, koordinatori i jugut u ka kërkuar drejtorëve të jenë të kujdesshëm në punën e përditshme, të rrisin perfomancën dhe të ofrojnë shërbime cilësore. Megjithëkëtë, nuk ka qenë kaq e lumtur kjo mbledhje për drejtorët. Mësohet se Kokëdhima, i ka njoftuar ata se do të bëhet një hetim i plotë i të gjitha emërimeve që janë bërë në administratë, për të parë se si drejtorët kanë punësuar njerëz, nga kush i kanë marrë sugjerimet, dhe nëse punësimet janë sipas meritës, në vijë partiake, apo në rrugë të tjera abuzive.

Mësohet se pjesë e hetimit të administratës, është mësuar se do të jenë të gjithë ata që në portalin antikorrupsion të kryeministrisë, janë denoncuar si të implikuar në afera korruptive. Në këto takime kanë munguar drejtuesit e LSI-së për këto qarqe, të cilët nuk janë thirrur në mbledhje për këtë çështje. Mungesën e aleatëve, në këtë mbledhje, në fund të takimit, Kokëdhima e ka argumentuar me faktin se mbledhja  ishte aktivitet politik i socialisteve duke mohuar edhe zërat për mosmarrëveshje mes dy aleteve kryesore ne qeverisje.
 
Punësimet
Kokëdhima, ka njoftuar se do të bëhet një hetim i plotë i të gjitha emërimeve që janë bërë në administratë, për të parë se si drejtorët kanë punësuar njerëz, nga kush i kanë marrë sugjerimet.
 
Gjylameti 
Në mbledhje ka qenë e pranishme koordinatorja e jugut për emërimet, Blerina Gjylameti, pjesë e grupit të punës të ngritur në PS për këtë çështje, që drejtohet nga deputeti Musa Ulqini. 

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Media italiane jehonë plazheve të bukura shqiptare: Rërë e butë, ujë i kristaltë, peizazhe që të lënë pa frymë

Media italiane jehonë plazheve të bukura shqiptare: Rërë e butë, ujë i kristaltë, peizazhe që të lënë pa frymë