Koktejl nën tingujt e këngëve të Armend Rexhepagiqit dhe Nexhmije Pagarushës, Yuri Kim në pushime me Dua Lipën

Dua Lipa ndodhet me pushime në Shqipëri së bashku me familjen e saj. Ashtu siç do vit, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka zgjedhur jugun e vendit për të shijuar ditët e nxehta të fundit të gushtit së bashku me miqtë më të mirë dhe familjen.

Por në videot që ka publikuar së fundmi në rrjete sociale duket pranë vëllait të saj, Gjin Lipa teksa këndon “Shkel” nga Armend Rexhepagiqi dhe “E dehun jam” nga Nexhmije Pagarusha.

Me një koktejl në dorë, Dua Lipa e kthen kamerën në anën tjetër të tavolinës, ku duket e pranishme edhe ambasadorja Yuri Kim. Takimet e tyre janë sa herë që Dua vjen në Shqipëri.

Këtë herë, këngëtarja me famë botërore ndodhet në vendin tonë edhe për festivalin ‘Sunny Hill’ që do të mbahet më 26, 27, 28 gusht. Megjithëse nuk dihet ende dita kur do të performojë artistja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'