Koktejlet përveçse janë të shijshëm janë edhe të mjaft të preferuar nga të gjithë. Përkufizimi i saktë i tij, është një pije alkolike që pëmban më shumë se 2 pije apo përbërës të tjerë.
Origjina e saktë e tyre nuk është e përcaktuar, por thuhet se fjala “koktejl”, është përmendur për herë të parë në vitin 1803 në Amerikë. Ndërsa barmen të ndryshëm filluan ti përdorin në baret e tyre në vitin 1862.
Ato janë tashmë pjesë e pandarë e shumë prej lokaleve dhe klubeve të natës edhe në Shqipëri. Koktejlet alkoolike por edhe ato me fruta, janë të preferuara edhe për qytetarët shqiptar, sidomos në stinën e verës.
Këtë e ka konfirmuar një nga barmenët e njohur në Shqipëri, Ilir Dushkaj. I ftuar në emisionin e mëngjesit, “Rreze Diell” në A1 Report, Dushkaj përgatiti në kuzhinën e zonjës Tefta, një shumëllojshmëri koktjelesh freskuese.
Barmeni i njohur shqiptar, i cili ka dy bare në kryeqytet kishte si bazë të koktjeleve të tij përbërësit bio. “ Në koktjele vendos shpeshherë ekstrakte si natyrore si trëndafili, orkidea, lule vjollca e cila i jep një pijes sensin e energjisë”, ka thënë Dushkaj.
Ai ka rrëfyer se pjesë e rëndësishme në koktejlet e tij është edhe çaji i malit. Barmeni, Ilir Dushkaj përgatiti disa lloje koktjelesh si “Amerikano”, një koktejl i thjeshtë që sipas tij mund ta përgatis kushdo në shtëpi, por edhe një koktejl të veçantë me bazë pjepërin.
Ai tha se pas konsumit të kësaj pije, njerëzit kanë mundësi ta hanë pjepërin dhe ai ka një shije të veçantë, pasi është përzier me rumin. Dushkaj është ndalur edhe tek llojet e ndryshme të koktejleve. Ai ka pohuar se ata janë të shumëllojshëm dhe se mund të konsumohen gjatë orëve të mesditës por edhe në mbrëmje.
Sipas tij një koktejl ka edhe kohën e tij të konsumit, që nuk duhet të jetë as e gjatë as e shkurtër, pasi e humbet shijen e tij. Me përzierjet dhe kombinimet e ndryshme, Dushkaj i dha shumë ngjyra dhe freski kuzhinës së zonjës Tefta.

Su/ Shqiptarja.com