Androkli Kokthi mbulon që nga janari i vitit 2014 postin e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale Tatimore të Tiranës. Mësohet se Kokthi është rikthyer në administratën tatimore pas një shkëputjeje të gjatë.
Kreu i arrestuar i Drejtorisë Rajonale ka punuar për disa vite në departamentin e taksave pranë Bashkisë së Tiranës, e më pas pranë një subjekti privat.
Nuk është hera e parë që Kokthi përballet me akuza për shpërdorim detyre. Në mars 2015 ai u akuzua nga një vartës i tij për shpërdorim detyre dhe abuzime me qëllim përfitimi.
Sipas akuzës, Kokthi, ne bashkëpunim me Drejtorin e Kontrollit dhe përgjegjësin e kontrollit, vonojnë procedurat e kontrolleve në subjekte. Për kohën e vonuar nga tatimet, subjektet debitore ngarkohen me kamata e gjoba.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com