Kolapsi në stërvitje, Iker Casillas rrëfen momentet e tmerrit

Kolapsi në stërvitje, Iker Casillas rrëfen momentet e tmerrit

Iker Casillas

Portieri legjendar i Spanjës, Real Madridit dhe Portos, Iker Casillas ka rrëfyer momentet e tmerrit në 2019. Ish-gardiani u rrëzua në tokë gjatë stërvitjes me Porton, teksa një problem në zemër bëri që pas operacionit të hiqte dorë nga futbolli i luajtur.

Për mediet në Spanjë, Casillas iu rikthye momenteve të vështira të hasura në stërvitje, edhe pse kontrollet te futbollistët janë periodike.

"U rrëzova në tokë dhe po kërkoja oksigjen por nuk arrija të mbushesha e kisha shumë dhimbje në gjoks. Shumë e çuditshme. Ne jemi sportistë dhe bëjmë një jetë të shëndetshme. Ndihemi në formë dhe shumë të fortë por në një moment kapesh në befasi nga një dhimbje e fortë në gjoks. Në atë moment e humba kontrollin. Tani ndihem mirë por duhet të pi edhe një qese të madhe me ilaçe që më japin siguri. Vetëm mjekët mund të më thonë se çfarë duhet të bëj", tha Casillas katër vite pas ndodhisë së vështirë.

Tanimë Casillas shijon një karrierë të suksesshme, teksa është në pritje të ofertave për pozicione të ndryshme në klubet e futbollit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)