Report Tv ka siguruar vendimin e Gjykatës së Lezhës për dënimin më herët për dhunë në familje të Fatmir Kolecaj, autorit të vrasjes në Kodër Rrëshen të Mirditës. Kolecaj është dënuar me një vit e 3 muaj për veprat penale "dhuna ne familje" dhe "mbajta pa leje e armeve shperthyese dhe municionit", por që ka përfituar uljen me 1/3 e dënimit në 10 muaj burgim.
Burime bejnë me dije se, më herët Kolecaj kishte kërcënuar edhe njëherë tjetër për të vrarë me thikë ish bashkëshorten e tij, Esmeralda Filopati 36-vjeçe, e cila ishte shpëtuar nga fqinjët.
Gjykata Lezhë vendosi:
Deklarimin fajtor te pandehurit Fatmir Kolecaj per kryerjen e vepre penale "dhuna ne familje" e ne baze te nenit 130/a /4 i Kodit Penal e denon me 15 muaj burgim.
Deklarimin fajtor te pandehurit Fatmir Kolecaj per kryerjen e vepres penale "mbajta pa leje e armeve shperthyese dhe municionit" dhe ne baze te nenit 278/3 i kodit penal e denon me 1 vit burgim.
Ne apikim te nenit 55 te kodit penal ne bashkim te denimeve i pandehuri Fatmir Kolecaj denohet me nje denim te vetem prej me 15 muaj burgim.
Ne aplikim te nenit 406 te kodit te procedures penale duke i ulur 1/3 e denimit te mesiperm i pandehurit Fatmir Kolecaj denohet me 10 muaj burgim. Vuajta e denimit fillon me daten 12.7.2017 dhe do te kryhet ne burg te sigurise se zakonshme.
Arma e zjarrit prove materiale do ti kaloje Komisariatit te Policise lezhe.
Shpenzimet proceduriale penale i ngarkohen te pandehurit.
Kunder vendimit lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit Shkoder brenda 15 diteve duke filluar ky afat nga e nesermja e shpalljes se vendimit
Lajmi kryesor:
Ish-bashkëshorti vret në oborrin e shtëpisë në Rrëshen nënën e 3 fëmijëve dhe vëllanë e saj, në ndjekje të autorit RENEA e FNSH (VIDEO)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekzekutimi i postierit në Kamëz, VIDEO e 'Porsche'-it të përdorur nga atentatorët! U denoncua e vjedhur në Elbasan
29 Janar, 11:49
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
Shkodër/ Vrau me thikë 15- vjeçarin, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq të miturin
27 Janar, 13:23
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Mirditë/ Iu gjetën rreth 25 kg kanabis, kallashnikov dhe 2 radio policie gjatë kontrolleve në banesë e magazinë, arrestohen 2 vëllezërit
25 Janar, 14:03
-
Fushë-Arrëz/ 62-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Fan, dyshohet se u rrëzua aksidentalisht (EMRI)
23 Janar, 20:20
-
Mirditë/ Kanosi me thikë pronarin e një lokali dhe kundërshtoi efektivin, vihet në pranga 37-vjeçari
21 Janar, 11:46
-
‘Veri-jug’ reportazh në Reps të Mirditës! Jeta mes maleve për 4 mijë banorë dhe harresa për blegtorët
19 Janar, 14:16
-
Vranë dhe grabitën të moshuarin në Mallakastër më 2022-in, Prokuroria e Fierit çon për gjykim 3 autorët
17 Janar, 11:34
-
Bulqizë/ Akuzohet se vrau aksidentalisht kushëririn me armë gjahu, vihet në pranga 43 vjeçari, 3 të tjerë nën hetim
17 Janar, 09:32
-
Tragjedi në Sllovaki/ 18-vjeçari vret me thikë drejtoreshën dhe një student në shkollë, një vajzë e plagosur! Policia njofton arrestimin e autorit
16 Janar, 15:24
-
Bulqizë/ Kushëriri vret në gjueti 36-vjeçarin në pyllin e Tërnovës, Policia po verifikon nëse është aksidentale apo e qëllimtë! Shoqërohet 34-vjeçari (EMRAT)
16 Janar, 13:25