Kolegji i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Korçës, Edmond Shytko

Kolegji i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Korçës,  Edmond Shytko

Edmond Shytko në KPK, shtator 2022

Prokurori i Korçës, Edmond Shytko nuk do të jetë më pjesë e sistemit gjyqësor. Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e KPK që i përket subjektit të rivlerësimit Edmond Shytko.

Më 28 shtator 2022 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit Shytko i cili rezultonte me një bilanc negativ prej 5.4 milion lekësh, Prokurori u përball me pamundësinë që të provonte burimin e ligjshëm të një dhurimi dhe hua të marra nga të afërm. Po ashtu nuk justifikoi përfitimin e 40 mijë dollarëve që thoshte se i kishte nga puna sezonale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpallën sot vendimin  për Edmond Shytko

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 566, datë 28.09.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Edmond Shytko. 

Edmond Shytko e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punoi prej gati dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, autorët djegin makinën, Shikoni pamjet

VIDEO/ Atentati në Vlorë, autorët djegin makinën, Shikoni pamjet