Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra prokuroren e Elbasanit Zena Lila
Prokurorja e Elbasanit, Zena Lila
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në një seancë të mbajtur ditën e sotme (19 shtator), ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Elbasanit, Zena Lila.
KPA i gjeti të pabazuar në ligj e në prova arsyetimin dhe konkluzionin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, (KPK) lidhur me pasurinë e prokurores dhe vendosi shkarkimin e saj nga detyra.
"Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 729, datë 10.01.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Zena Lila", njoftoi KPA.
Komisioneri Publik më (3 shkurt) të këtij viti ka ankimuar vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 10 janar po të këtij viti ku u konfirmua në detyrë prokurorja e Elbasanit Zena Lila.
Në argumentimin e bërë në ankimin ku kërkohet shkarkimi i Zena Lilës nga posti i prokurores, rezulton të kishte pasaktësi të deklaratave të saj lidhur me pasurinë që ka në zotërim si dhe mungesë të deklarimeve periodike vjetore.
Vendimi i KPK në 10 janar për konfirmimin në detyrë të prokurores së Elbasanit, u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Firdes Shulin.
Në përfundim, Kolegji vendosi me shumicë votash të ndryshojë vendimin e Komisionit dhe shkarkoi nga detyra prokuroren Zena Lila, duke e larguar atë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
14.1%
-
Jo
82.5%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5306
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Bashkëpunëtor në dy vjedhje automjetesh, arrestohet një 35 vjeçar
11 Tetor, 12:04
-
Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur
10 Tetor, 18:14
-
Hoxha dhe Gonzato vizitojnë pronën e konfiksuar të kthyer në sipërmarrje, Ministri i Brendshëm: Pasuritë e krimit shndërrohen në përfitime reale për shoqërinë
10 Tetor, 11:38
-
Elbasan/ Punonjës të paregjistruar dhe mosdeklarim të ardhurash në Tatime, nën hetim administratorja e fasonerisë
9 Tetor, 16:42
-
Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak
9 Tetor, 09:53
-
Librazhd/ Nuk gjen treg as patatja 'e famshme' e Stëblevës, shkak importi! Fermerët: Nuk ia vlen barra qiranë
8 Tetor, 18:01
-
Elbasan/ Arrestohet hajduti i makinave, në kërkim bashkëpunëtori i tij
8 Tetor, 09:16
-
‘Vetëm ai punonte’, flet i ati i të riut që humbi jetën pas shpërthimit me tritol në banesën e motrave Nikolli: Po priste vizën për Gjermani
7 Tetor, 16:38
-
Studentët preferojnë Infermieri, Ekonomik, Inxhinieri! Mësuesitë në pikën kritike, Rektorët: Duhet t’i reformojmë!
7 Tetor, 15:47
-
Vdiq aksidentalisht pas atentatit me tritol ndaj 2 motrave Nikolla, Xhovana për mallkimet: S’jam unë vrasësja e Eneas, por shteti që i lë kriminelët të bëjnë ligjin nga burgu!
6 Tetor, 19:36
-
1500 vrapues nga 35 shtete, Elbasani mirëpriti Maratonën 'Skampa'
6 Tetor, 16:53
-
Teatri Shëtitës ‘Çajupi’ vjen tek Skampa në Elbasan me premierën ‘Agnesa e Zotit’
5 Tetor, 21:26