Ish-deputeti dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Eduard Selami, ka reaguar për protestat e dhunshme që po zhvillohen prej 4 ditësh në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Selami ka thënë se situata aktuale në Shqipëri i shkakton “trishtim të madh”.

Selami kritikon kryeministrin Edi Rama, për të cilin thotë se 'duhet të ishte larguar më kohë', por njëkohësisht dënon edhe dhunën, e cila sipas tij nuk është mjet politik dhe duhet dënuar.

Selami shprehet kritik ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se “duhet të ishte larguar me kohë”, por njëkohësisht dënon dhunën si mjet politik. Ai thekson gjithashtu se kjo situatë kishte menduar se kishte kaluar me kohë.

“Trishtim i madh. Mendoja se e kishim kaluar këtë fazë. Rama duhet të ishte larguar me kohë, por dhuna nuk është zgjidhje dhe duhet dënuar”, shkruan Selami.