Kolegji ligjëroi 30 Qershorin, opozita: Rama u bëri presion gjyqtarëve me vettingun

Kolegji ligjëroi 30 Qershorin, opozita: Rama u bëri presion gjyqtarëve me vettingun

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, që ligjëroi 30 Qershorin, kanë ardhur edhe reagimet nga opozita që nuk e njohin. Më 30 qershor do të ketë zgjedhje, ky ishte vendimi i 5 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor. Me vota unanime të 5 anëtarëve të trupës gjykuese, Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e Idajet Beqirit të Partisë Uniteti Kombëtar për t'u çregjistruar nga zgjedhjet e 30 qershorit. Fakti që Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Beqirit, do të thotë se dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve është i paligjshëm dhe për pasojë më 30 qershor do të ketë zgjedhje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:17
Kejdi Mehmetaj: Qytetarët do bëjnë vetëdrejtësi më 30 qershor

1549125828_mehmetaj.jpg

Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj deklaron se Kolegji Zgjedhor sot certifikoi të drejtën e qytetarëve për të vendosur vetë drejtësinë në datën 30 qershor.

"Kolegji Zgjedhor certifikoi të drejtën e qytetarëve për të vendosur vet drejtësi në dt.30 qershor.

Vendimi i sotëm vërtetoi se të gjithë institucionet që janë ende në këmbë janë të kapura nga banda në pushtet dhe nuk ka më keq për një vend se sa kur institucionet e së drejtës zhbëjnë kushtetutën e ligjin me urdhër politik.

Në këto ditë që vendi kishte nevojë për garanci stabiliteti, pupacët e Kolegjit Zgjedhor dhanë mesazhin e qartë të pushtetit kriminal që do të nxisë konflikt dhe ndasi.

Shqiptarët nuk do të dorëzohen përballë diktaturës! Asnjë hap pas në rrugën që kemi nisur për demokraci!", shkruan Kejdi Mehmetaj.

Ora 18:58
LSI heq dorë nga pengimi i 30 qershorit?! Xhixho: E vetmja gjë që na mbetet është bojkoti i votimeve

Ish-deputetja e LSI Erisa Xhixho e ka quajtur vendimin e sotëm të Kolegjit Zgjedhor për legjetimimin e 30 qershorit, një goditje ndaj shtetit të së drejtës dhe funksionimit të shtetit mbi bazën ligjore. Xhixho thotë se tashmë vetmja gjë që ka ngelur për të shpëtuar demokracinë është bojkoti i votimeve më 30 qershor

"Vendimi i sotëm i Kolegjit zgjedhor është një goditje ndaj shtetit të së drejtës, kushtetutës e funksionimit të shtetit mbi bazën e ligjeve.

Pasi të marrësh tagrin e interpretimit të dekretit të Presidentit është guxim i madh dhe vendimarrje politike e paster .

Kur sot nuk jemi në proçes zgjedhor pasi Dekreti i Presidentit ka anuluar daten 30 qershor dhe për më tepër ai ka fuqi ligjore dhe detyruese për të gjithë pasi është botuar në fletoren zyrtare.

Kjo situatë është pasoja e keqimplementimit dhe kapjes së reformes në drejtesi që ka lënë vendin tonë pa Gjykate Kushtetuese. Si e vetmja që mund të interpretojë në mënyrë përfundimtare e shteruese një dekret të Presidentit të Republikës.

Çdo vendim i çdo gjykate tjetër është jashtë juridiksionit të saj, ndaj dhe ata 5 anëtarë të kolegjit me urdher politik dhe nën frikën e vettingut kanë marrë një vendimarrje antiligjore .

E vetmja gjë që na ngelet për shpëtuar demokracinë dhe refuzuar diktaturen që po instalohet është bojkoti i votimeve të Rilindjes më 30 qershor", shkruan Xhixho.

Ora 17:16
Vasili ironizon vendimin e Kolegjit Zgjedhor: Tani edhe dhunën ndaj maceve do e ankimojmë tek ju

1561120971_PetritVasili1.jpg

Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI e quan hiç, zero vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të legjitimuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Vasili thotë se ata sot dhanë një vendim për zgjedhje që nuk ekzistojnë, teksa ironizon duke bërë thirrje që çdo çështje nga sot të dërgohet pranë këtij institucioni.

"Kolegji zgjedhor vendos edhe per tredhjen qenve te rruges po ja kerkoi Babloku!!

Babloklokezit e kolegjit zgjedhor ose anetaret e estrades rilindase mund te vendosin pa frike edhe per tredhjen e qenve te rruges po jua kerkoi Babloku.

Sot dhane nje vendim hiç, zero dhe idiot per ca zgjedhje qe nuk ekzistojne.

Ndaj cdo ceshtje qe te keni o njerez qe nga konflikti per riparimin e murit te wc,dhunen ndaj maceve,tredhjen e qenve te rruges etj cojuani ketyre idioteve se japin vendim keta boll t'jua kerkoje Babloku", shkruan Vasili.

Ora 17:13
Kolegji rrëzoi Metën, Mediu: Rama presion gjyqtarëve, thirrje ndërkombëtarëve të ndërhyjnë

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi Metën duke ligjëruar 30 Qershorin. Ai thotë se vendimi ka ardhur si pasojë e presionit që sipas tij Rama u ka bërë gjyqtarëve.

"Rama ka kapur sot institucionet zgjedhore, si KQZ-në dhe Kolegjin Zgjedhor përmes presioni mbi gjyqtarët dhe vettingun politik. Rama ka vjedhur zgjedhjet në cdo rast, ka shkatërruar parlamentin, po ashtu edhe pushtetin gjyqësor, e ka kthyer cdo gjë në funksion të pushtetit të tij.

Shqiptarët kanë të drejtën që të mos lejojnë një proces të tillë të shkatërrimit të Shqipërisë në 30 Qershor. Nuk duhet dhe nuk do të ketë zgjedhje të ligjshme. U bëj thirrje ndërkombëtarëve të ndalojnë këtë krim elektoral që do të ketë pasoja jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë rajonin" tha Mediu.

Deklarata e plotë
Në emër të Partisë Republikane, i bëj thirrje gjithë socialistëve që besojnë tek liria dhe demokracia, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, tek qeverisja nga njerëzit dhe për njerëzit, që duan një shtet pa krim dhe korrupsion, socialistë që kanë kontribuar në këto vite pluralizëm, për demokracinë dhe Shqipërinë anëtare e NATO-s dhe BE-së;

Të bashkohen me gjithë shqiptarët për të shmangur konfliktin civil që po përgatit Rama me klanet e tij, nëpërmjet një proçesi farsë zgjedhor, të paprecedent në 30 Qershor.

Ky proçes është antikushtetues dhe ilegjitim, vjen ndesh me Kushtetutën, garantimin e unitetit të popullit dhe pluralizmit, votimit të lirë dhe të fshehtë.

Rama ka kapur dhe përdor politikisht institucionet zgjedhore si KQZ, me mazhorancë politike antikushtetuese, e provuar e paligjeshme dhe politike në çdo vendim te saj, Kolegjin zgjedhor nëpërmjet presionit mbi gjyqtarët për vettingun politik.

Rama ka vjedhur zgjedhjet në çdo rast me bandat të cilat kanë komanduar strukturat e Partisë Socialiste.

Ka shkatërruar parlamentarizmin, duke e kthyer Parlamentin në një teatër qesharak dhe absurd.

Ka shkatërruar dhe po shkatërron pushtetin gjyqësor, jemi i vetmi vend në botë pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë.

Proçesi farsë dhe i dhunshëm që po organizon më 30 Qershor, është instalimi përfundimtar i grushtit të Shtetit dhe diktaturës së krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

Shqiptarët dhe opozita kanë të drejtën legjitime kushtetuese, bazuar në dekretin e Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve, që të mos lejojnë një proçes të tillë, të shkatërrimit të Shqipërisë dhe do jenë të bashkuar në çdo skaj të Shqipërisë, për të mbrojtur pluralizmin dhe Kushtetutën.

Në 30 qershor nuk duhet dhe nuk do ketë zgjedhje të ligjshme.

Në emër të Partisë Republikane i bëj thirrje faktorit ndërkombëtar, atyre që kanë mbështetur pluralizmin, kushtetutshmërinë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, që mbështetën Shqipërinë në NATO dhe rrugën tonë Europiane, të ndalojnë këtë krim elektoral dhe antikombëtar të Ramës me pasoja për Shqipërinë dhe Rajonin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ZHGARAVINA DHËMBAÇJA MEMETAJ: 24/06/2019 20:58

    O karikatur o keti dhëmbaçja me 5 njëher kalo klasën bëj shkoll tamam e lëre politikën s'është për ty politika o keti e mbaruar komplet e uruar nga fallxhorja. Po shkollën shkollën apo do ta blesh e do bëhesh doktoresh si buçe mona.

    Përgjigju
  • toni: 24/06/2019 17:51

    beju thirrje te hetojne dhe gerdecin o jevg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë