Kolegji Zgjedhor hedh poshtë KQZ
të drejtë PS-së për 3 qendra votimi
Kolegji Zgjedhor i jep të drejtë ankimimit të Partisë Socialiste, duke shfuqizuar vendimin e KQZ-së lidhur me 3 qendra votimi të caktuara në ambiente private në njësinë nr. 4 në kryeqytet.Tashmë këto tre qendra do të jenë në ambiente publike.
TIRANE - Kolegji Zgjedhor i jep të drejtë ankimimit të Partisë Socialiste, duke shfuqizuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me 3 qendra votimi të caktuara në ambiente private në njësinë nr. 4 në kryeqytet.
Këto qendra do të zhvendosen në shkollën 9 vjecare "Pal Engjëlli"
Partia Socialiste argumentoi se ngritja e këtyre qëndrave në ambiente private krijonte mundësi për manipulime.
Partia Socialiste ngrinte pretendime në kërkesën e saj për 3 qendrat e votimit të vendosura në njësinë numër 4, në pronësi të familjes Kuka, pasi sipas saj, kjo familje ka lidhje me Partinë Demokratike.
Kolegji vendosi që tre qendrat të zhvendosur në shkollën "Pal Engjëlli", 300 m larg nga vendi i vendosur si qender votimi nga
KQZ. Nga ana e tij përfaqësuesi i KQZ argumentoi se ky ambjent ka shërbyer si qendër në votimi në zgjedhjet e 2011.
Sipas KQZ alternative e shkollës "Pal Engjëlli" ka rënë për shkak të largësisë prej disa km që kishin votuesit dhe kjo gjë sipas KQZ do të cënonte procesin pasi votuesit janë primarë. Ata shtuan se këto ambiente nuk kanë shërbyer si zyra elektorale dhe i plotësojnë të gjitha kriteret e një qendre votimi
Në fund Kolegji Zgjedhor pranoi kërkesën e PS-së, duke rrëzuar vendimin e KQZ-së me nr, 458 të datës 21 Maj 2013, duke zhvendosur në këtë mënyrë 3 qendrat e votimit nga ambientet private në ambiente publike, saktësisht në shkollën “Pal Ëngjëlli”./
Nga ana e socialistëve ngritja e qendrave të votimit në ambiente private, sipas socialistëve, vijon të mbetet një problem për zgjedhjet e 23 qershorit.
Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3609
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44