Kolegji Zgjedhor vendos rinumërimin e 18 kutive për bashkinë e Kuçovës! Maliqi dhe 'BF' kërkojnë shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve

Kolegji Zgjedhor vendos rinumërimin e 18 kutive për bashkinë e Kuçovës! Maliqi dhe 'BF' kërkojnë shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve

Kolegji Zgjedhor

Kolegji Zgjedhor shqyrtoi sot padinë e Lefter Maliqit dhe koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për zgjedhjet në Bashkinë Kuçovë. Kolegji Zgjedhor mori vendimin për hapjen e 18 kutive për bashkinë e Kuçovës. Për këtë çështje kishte dy ankimime të ndara, një nga kandidati Maliqi dhe tjetra nga koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ si subjekt politik. Kolegji vendosi që t’i shqyrtonte në një kërkesë të vetme duke pushuar një prej padive dhe sot shqyrtohet vetëm njëra.

Në fjalën tij Maliqi tha se ka prova se ka pasur parregullsi në zgjedhjet vendore që u mbajtën më 14 maj. 

‘Unë jam këtu dhe e kam bërë gjithë këtë publike vetëm për të vërtetën. Kandidati për kryetar bashkie duhet të deklaroi një për një ka qenë apo jo i dënuar jashtë shtetit. Kam besim se do të jepni një vendim më të drejtë për qytetarët e Kuçovës.’- tha Maliqi.

Ndërsa avokati i Maliqit ka deklaruar se rinumërimi nuk mjafton. Ai tha se zgjedhjet duhet të shpallen të pavlefshme.

Kërkesat e Maliqit dhe koalicionit 'BF':

1.Ndryshimin e vendimit nr. 101, datë 16.06.2023 të ZAZ-së nr. 64, bashkia Kuçovë, qarku Berat “Për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Kuçovë”.

2. Rinumërim dhe rivlerësim i votave për ZAZ-në nr. 64, të gjitha QV-të, duke përfshirë në të rezultatin e dalë nga rinumërimi dhe rivlerësimi i votave për QV-të e listuara në tabelë.

3. Pavlefshmëri e vendimit nr. 101, datë 16.05.2023 “Për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Kuçovë”.

4. Konstatim i pavlefshmërisë së vendimit të KQZ-së ku është emëruar sekretari i KZAZ-së nr. 64 Kuçovë, shtetasi Romeo Arizi.

5. Pavlefshmëri e vendimit të KZAZ-së nr. 64 Kuçovë, qarku Berat, për shtyrjen e numërimit të votës, nga ora 10:00 deri në orën 12:30.

6.Pavlefshmëri e pjesshme e fletës së votimit Kandidatët për Kryetar Bashkie për Bashkinë Kuçovë, në pikën ku është shënuar kandidati për bashkinë Kuçovë, qarku Berat, Kreshnik Hajdari .

7.Pavlefshmëri e veprimit juridik, formulari i dekriminalizimit, në emër të Kreshnik Hajdarit dorëzuar pranë KQZ referuar ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:00
Kolegji Zgjedhor vendos rinumërimin e 18 kutive për bashkinë e Kuçovës! Maliqi: Zgjedhjet të shpallen të pavlefshme

Kolegji Zgjedhor pas mbledhjes së ditës së sotme ku kandidati i 'BF' për Kuçovën shtroi pretendimet e tij lidhur me manipulimin e procesit zgjedhor dhe atij të rinumërimit, ka vendosur rinumërimin e 18 kutive për këtë bashki të qarkut të Beratit.

Të premten, 30 qershor në orën 09:00 pritet të nisë rinumërimi.

Ndërsa Lefter Maliqi dhe avokati i tij pas përfundimit të seancës në Kolegjin Zgjedhor u shprehën të bindur se pas rinumërimit të kutive rezultati do të ndryshojë. Por u shprehën se zgjedhjet duhet të shpallen të pavlefshme pasi sipas tyre ka pasur shkelje të rënda para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor në bashkinë e Kuçovës.

“Problemi qëndron që çdo fakt u bë publik. Krimi shtetëror dhe elektoral në Kucovë është bërë publik. Edhe avokati i PS është dakord me pretendimet që dhamë ne sot”- tha Maliqi.

Nga ana tjetër, avokati i Maliqit tha se shkeljet nuk kanë ndodhur vetëm gjatë fazës së votimit por edhe më pas, duke akuzuar KQZ-në si institucion që vepron në interes të subjekteve politike të caktuara.

"Shkeljet nuk kanë ndodhur vetëm gjatë fazës së votimit. Por shkeljet kanë vijuar edhe në KQZ ku është manipuluar procesi. Është institucion krimi, është i kapur nga korrupsioni merr vendime në interes të subjekteve politike të caktuara.  Ajo që ne presim, është se çfarëdo të ndodhë me hapjen e 18 kutive, që besojmë se rezultati përmbyset, ne kërkojmë shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve”- u shpreh avokati.

Lajmi në përditësim...

M.Q./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Teri: 24/06/2023 06:24

    Ne 2023 te vazhdosh te merresh me Lefter Maliqin dhe kete avokatin e tij ordiner qe dhe mbiemrin e ka Llangozi qe i bie llango eshte cmenduri , paskemi vertete kohe per te humbur si popull. Lefteri qe nga 2005 ka garuar per 3 parti te ndryshme , ka humbur te gjitha zgjedhjet pervec 1 here dhe asnjehere nuk e ka pranuar humbjen duke nxjerre lloj- lloj justifikimesh . Eshte nje humbes serial me karakter te dobet e pa moral , nje hajdut ordiner ndersa ky avokati i tij eshte nje maskara gjobvenes i punesuar i emisionit Stop .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'