Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e Partisë Demokratike për mosregjistrimin e koalicionit Meta-Berisha në zgjedhjet e 14 majit.
Sipas Partisë Demokratike që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj si kryetar i komanduar, koalicioni Meta-Berisha ka shkelur ligjin duke përdorur emrin dhe simbolin e PD-së. Për këtë arsye u kërkua ç'rregjistrimi i këtij koalicioni përtë mos garuar në zgjedhjet lokale të 14 majit, kërkesë që nuk është pranuar ditën e sotme nga Kolegji Zgjedhor.
Me vendimin e dhënë nga Kolegji Zgjedhor, koalicioni Meta-Berisha do të vijojë garën për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Bashkë Fitojmë’ quhet koalicioni i Sali Berishës me Ilir Metën, Vangjel Dulen e Nard Ndokën. Por, Sali Berisha ka sfiduar edhe vendimin e Ilirjan Celibashit për të mos e njohur si kryetar të PD, duke përfshirë në koalicion edhe logon e Partisë Demokratike. Kështu me këtë marrëveshje të arritur, ky koalicion do të futet në garën e 14 majit për kryetarë Bashkie me kandidatët e dalë nga ‘Primaret’ dhe me lista të përbashkëta për anëtarë të këshillave bashkiakë.
Në dokumentin zyrtar të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është se brenda këtij koalicioni, përveç Partisë së Lirisë të Ilir Metës, PDK-së së Nard Ndokës dhe PBDNJ-së së Vangjel Dules, është e përfshirë edhe logoja e sigla e PD. Ndonëse ligji e përcakton qartë se një parti politike e paregjistruar në zgjedhje s’mund të jetë në koalicion, Meta dhe Berisha kanë marrë masa ashtu siç vepruan në zgjedhjet e 6 marsit.
Kjo për faktin se kanë vendosur që Partia e Lirisë të jetë ajo që drejton dhe jo Sali Berisha.
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestohet Dako, Po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën ndaj korrupsionit?
-
Po
24.6%
-
Jo
68.4%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 2083
Lajme të tjera
-
Po Berisha a ka ndonjë zgjidhje për bashkimin e PD-së?
7 Qershor, 09:23
-
Mbrëmë ishte tentativa e fundit për të kapur PD!
7 Qershor, 09:19
-
10 orë debat! Mes tensionesh hapet gara për kreun e PD! Bardhi e deputetët braktisin mbledhjen, 2 dorëheqje brenda kryesisë! Tabaku dorëhiqet nga posti i nënkryetares
7 Qershor, 06:59
-
Ylli Pata: Bashkimi që ndau PD-në: puçi i ri brenda opozitës
6 Qershor, 21:10
-
Eduard Zaloshnja: Muri elektoral i Ramës, 800 metra i lartë
6 Qershor, 19:57
-
Bogdani në Report Tv: PD ka nevojë për rinovim dhe riformim, duhet lider i ri! Berisha e Basha, njerëz që s'kanë lënë gjë pa thënë për njëri-tjetrin
6 Qershor, 17:34
-
Ligji i ri, 30% e buxhetit të mbetur të bashkive për borxhet, detyrohen t’i shlyejnë! PD: Dembelos kryebashkiakët! Brahimi: Disiplinim financiar
6 Qershor, 16:55
-
Thellohet përçarja brenda PD, Kolegji i kryetarëve ultimatum kryesisë: Nëse nuk nisni zgjedhjen e kryetarit, e bëjmë ne! Edhe Basha ka të drejtë të jetë në krye të partisë
6 Qershor, 13:39
-
Fija e fundit e kashtës së Berishës
6 Qershor, 11:18
-
6 orë takim në Kryesinë e PD, ende s'ka tym të bardhë! Tabaku refuzon postin e kryetares së komanduar
6 Qershor, 11:07
-
'Tentativa' e Gaz Bardhit dhe kompani, për t’i dorëzuar PD Sali Berishës në mënyrë të kontrolluar!
5 Qershor, 22:20
-
Thirrjet e Berishës gjatë fushatës, Basha: Revolucionit të tij i doli boja, duhet plan realist! Jam kundër bashkimit mekanik të PD, s'ka garanci për fitore
5 Qershor, 19:53