Kolegji Zgjedhor rrëzoi Metën/ Biba: U konfirmua ligjërisht vendimi ynë, paçka se nuk i pëlqeu disa politikanëve

Kolegji Zgjedhor rrëzoi Metën/ Biba: U konfirmua ligjërisht vendimi ynë, paçka se nuk i pëlqeu disa politikanëve

Denar Biba

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të mos pranuar kërkesën e PUK për çregjistrim nga gara për zgjedhjet lokale, përmes të cilit konfirmoi legjitimitetin e 30 qershorit, ka ardhur edhe reagimin i nënkryetarit të KQZ, Denar Biba. Biba thotë se vendimi i Kolegjit Zgjedhor la në fuqi vendimmarrjen e KQZ duke konsatuar pavlefshmëri absolute të dekretit të presidentit të Republikës për anulimin e 30 qershorit.

Biba e quan historike vendimmarrjen e KQZ e cila ditën e sotme, u konfirmua edhe gjyqësisht.

"Kolegji Zgjedhor me vote unanime 5-0 rrezoi ankimin e Partise Uniteti Kombetar per tu cregjistruar nga zgjdhjet per pushtetin vendor te dates 30 qershor 2019. Me fjale te tjera, Kolegji Zgjdhor, qe eshte trupa me e larte gjyqesore ne RSh per ceshtjet zgjdhore e vendimi i te cilit eshte i pa ankimueshem, sapo la ne fuqi vendimmarrjen e KQZ, vendimmarrje qe, nder te tjera, konstaton edhe pavlefshmerine absolute te Dekretit te Presidentit te Republikes.

Do te doja shume qe kjo situate te ishte e paqene, qe Presidenti te mos e kishte nxjerre Dekretin e dyte per anulimin e dates se zgjdhjeve; qe KQZ te mos vihej ne poziten e veshtire e te padeshirueshme per te konstatuar si absolutisht te pavlefshem nje akt te Kreut te Shtetit; qe Kolegji Zgjedhor i Gjykates se Apelit te mos e godiste Dekretin e Presidentit e, ne nje fare menyre edhe autoritetin e tij.

Siqodofte, nuk mund ta fsheh kenaqesine personale per ngadhenjimin profesional lidhur me faktin e pamohueshem tashme se vendimi i KQZ ishte ligjerisht korrekt, packa se politikisht nuk i pelqeu nje pjese te politikaneve te vendit.

KQZ nuk mori komptetencat e Gjykates Kushtetuese, packa se mese njehere kjo e fundit ka vendosur se dekretet presidenciale nuk perbejne lende kushtetuese.

KQZ u gjend perpara nje situate ku, ose do nderpriste procesin zgjdhor, ose do te vijonte pergatitjet, megjithese Dekreti qe anuloi daten e zgjdhjeve ishte haptazi i paligjshem. Ne u fokusuam te paligjshmeria flagrante, e jo te kushtetutshmeria/antikushtetushmeria e Dekretit.

Tashme vendimmarrja e KQZ u certifikua edhe gjyqesisht.

KQZ sapo beri histori, me se paku persa i perket te drejtes administrative.

Kjo eshte nje dite e mire per shtetin e se drejtes ne Shqiperi", shkruan Biba.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • REXHEP LEKA KASAP DERRASH [ KEPI ]: 24/06/2019 15:26

    Rroft Shqipria Shqipria të heci përpara që emri i saj të ngrihet lart. Jo të përgojohet nga fundërrina si Hollanda që është një shtet leshi hajt Shqiptar vraponi mos hecni nxireni Shqiprin nga kthetrat e tradhëtarve sali krimineli me shok.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë