Koleksion orësh të vjedhura, kapet në Tiranë 'skifteri' i 10-të për grabitjet e bizhuterive në Belgjikë (VIDEO)

TIRANË- Pas 9 muajsh që nga operacioni i parë i koduar 'Picaso' të tjerë persona ka rënë në prangat e policisë një tjetër person i kërkuar, që akuzohet për vjedhje në Belgjikë.

I arrestuari është K.D, 45-vjeç, banues në Tiranë dhe akuzohet dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Vjedhja e kryer më shumë se një herë, në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal”.

Tashmë numri i të arrestuarve nga task Forca 'Antiskifter' ka shkuar në 10. Ndaj të arrestuarit është lëshuar masa e sigurisë 'Arrest me burg pa afat' nga Krimet e Rënda. sipas policisë arrestimi i këtij personi ka ardhur në  vijim të operacionit të përbashkët ndërkombëtar policor "PICASO", ku në bazë të informacioneve të marra se një person në kërkim ndodhej në rrugën "Qemal Stafa”, u bë kapja dhe ndalimi i 45-vjeçarit.  

I arrestuari është kapur bazuar në aktet e procedimit penal Nr. 44, viti 2018 (çelur në zbatim të një letër-porosie, dërguar nga autoritet ligjzbatuese të Belgjikës që në daten 28.02.2018) ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal "Arrest në burg".

Nga Task Forca “Antiskifter” është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”.

Sipas letër-porosisë, nga hetimet e kryera në Belgjikë ka rezultuar se prej muajit dhjetor 2017 një grup shqiptarësh me qëndrim të përkohshëm në Belgjikë po kryenin vjedhje me thyerje të banesave dhe objekteve të tjera. Konkretisht këta persona pasi vidhin në banesa vlera monetare dhe sende me vlerë si flori etj, i dërgonin ato në Shqipëri.

Në kuadër të operacionit janë kapur katër shqiptarë në Shqipëri dhe 6  shqiptarë të tjerë në Belgjikë. Ndaj këtij grupi kriminal drejtësia belge ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".

Nga operacioni në Belgjikë u arrestuan shqiptarët Arbër Llulla (alias: Rubens Ahmetaj, Rubens Bulku), 32 vjeç, nga Tirana, Deiv Bulku, 25 vjeç, nga Tirana, Ardit Skeja, 24 vjeç, lindur në Kurbin, banues në Mëzez, Tiranë, Agron Hyseni (alias Astrit Hyseni), 47 vjeç, nga Laçi, Flori Saliu (alias Shikim Matranxhi), 26 vjeç, nga Vora si dhe E.K., 27 vjeç, banues në Kurbin.

Në Shqipëri u ndaluan Imir Vila, 37 vjeç, lindur në Zboq, Korçë dhe banues në Tiranë, Alerjo Dushku, 31 vjeç, lindur në Adriatik, Kurbin dhe banues në Tiranë, Albert Arraj, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqipe: 15/12/2019 16:17

    Kush e vodhi oren ne tavoline. Mungon ora tek nr 10. Spo them gja vec po konstatoj!!!!!!

    Përgjigju
  • Large: 15/12/2019 11:35

    Nuk e kuptoj qe ne nje vend Ku shtepit Jane komplet private e shtet ska as nje Te mbaj Kryeministri pergjesi Kur I blen leket i Paguan ne dore Po nje siguracion prej 200€ ne vite nuk kane per Te paguar sic Paguan gjidhe europa apo jetesa Stile europian me u fute ne europ. duan Kur jetojn ne europ. Paguaj direkte tani kerkojn si ne Kojen e enverit ti regulloj shtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…