Bizhuteri, celularë dhe sende me vlerë, 'Picaso' kap skifterët shqiptarë në Belgjikë

Policia e Shtetit ka njoftuar sot përmes një konference për shtyp shkatërrimin e një bande grabitësish shqiptarë në Belgjikë që vidhnin bizhuteri, telefona celularë dhe sende të tjera me vlerë. Operacioni i koduar "Picaso" ka prangosur 8 shtetas, të gjithë shqiptarë. Tre prej tyre të arrestuar në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë. I pranishëm në konferencë ishte edhe prokurori belg i çështjes Peter Pereboon i cili udhëtoi vetë nga Belgjika në Tiranë për të ndjekur operacionin.

Aktiviteti kriminal ushtrohej në Belgjikë ku thyenin banesat dhe biznese dhe më pas grabisnin sendet me vlerë. Bizhutë ata i tregtonin në Belgjikë, ndërsa një pjesë tjetër të tyre i trafikonin edhe në Shqipëri ku më pas i shisnin. Me letërporosi të dërguar nga autoritet belge në Shqipëri u ndaluan Imir Vila, 37 vjeç, lindur në Zboq, Korçë dhe banues në Tiranë, Alerjo Dushku, 31 vjeç, lindur në Adriatik, Kurbin dhe banues në Tiranë, Albert Arraj, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë. 

Nga operacioni në Belgjikë janë arrestuar shqiptarët Arbër Llulla (alias: Rubens Ahmetaj, Rubens Bulku), 32 vjeç, nga Tirana, Deiv Bulku, 25 vjeç, nga Tirana, Ardit Skeja, 24 vjeç, lindur në Kurbin, banues në Mëzez, Tiranë, Agron Hyseni (alias Astrit Hyseni), 47 vjeç, nga Laçi, Flori Saliu (alias Shikim Matranxhi), 26 vjeç, nga Vora, Tiranë. 

Në konferencë Sokol Kalani
Shefi i Task Forcës Anti-Skifter në Policinë e Shtetit

Prokurori i Krimeve të Rënda Besnik Muçi

Prokurori Belg i çështjes Peter Pereboon


• Operacion ndërkombëtar mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe organeve ligjzbatuese belge
• Operacioni “PIKASO“, 8 të arrestuar në Shqipëri e Belgjikë, anëtarë të një grupi kriminal në fushën e vjedhjeve

Task Forca "Anti Skifter" pranë Policisë së Shtetit e krijuar për të luftuar grupet kriminale që kryejnë vjedhje të pronës në vendet e Bashkimit Europian, ditët e fundit në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të Belgjikës, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Krujë ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor " PIKASO". 
Si rezultat u arrestuan 8 shtetas shqiptarë, 3 prej tyre në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme sendesh në cilësinë e provave materiale si: bizhuteri, orë të shtrenjta, aparate telefonash celularë, aparatura elektronike.

Në zbatim të Letër-porosisë dërguar nga autoritetet ligjzbatuese belge në datat 28 dhe 29 mars 2018, në Shqipëri u ndaluan shtetasit:
• Imir Vila, 37 vjeç, lindur në Zboq, Korçë dhe banues në Tiranë.
• Alerjo Dushku, 31 vjeç, lindur në Adriatik, Kurbin dhe banues në Tiranë,
• Albert Arraj, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë.

Të ndaluarit dyshohen për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Vjedhja” e kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Gjatë kontrolleve të banesave të tyre janë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se janë vjedhur në Belgjikë.

Në të njëjtën kohë me operacionin e zhvilluar nga Policia shqiptare, operacioni i përbashkët ka vijuar në Belgjikë ku autoritetet arrestuan në Bruksel shtetasit shqiptarë:

• Arbër Llulla (alias: Rubens Ahmetaj, Rubens Bulku), 32 vjeç, nga Tirana;
• Deiv Bulku, 25 vjeç, nga Tirana;
• Ardit Skeja, 24 vjeç, lindur në Kurbin, banues në Mëzez, Tiranë;
• Agron Hyseni (alias Astrit Hyseni), 47 vjeç, nga Laçi;
• Flori Saliu (alias Shikim Matranxhi), 26 vjeç, nga Vora, Tiranë.

Vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar. Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas, veprimtarinë kriminale e kanë kryer si grup i strukturuar kriminal. 

Veprimtaria e tyre ishte e shtrirë kryesisht në Bruksel dhe në disa qytete të tjera belge. Ata kanë kryer një numër të madh vjedhjesh me dhunë të banesave dhe objekteve të tjera. Sendet e vjedhura, një pjesë i kanë shitur, ndërsa pjesën tjetër dhe shumat e parave të përfituara nga shitja e i kanë transferuar në Shqipëri.

Policia e Shtetit është e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit grupet kriminale që operojnë brenda dhe jashtë vendit, me fokus krimin e organizuar, përmes partneritetit dhe bashkëpunimit në rritje me agjencitë e huaja ligjzbatuese. 

Konferencë për shtyp nga policia në lidhje me operacionin ndërkombëtar të koduar "Pikaso"
 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë