Stilisti me famë botërore Giorgio Armani e shndërroi pistën e Javës së Modës në Paris në një festë të zjarrtë spanjolle me koleksionin Vjeshtë/Dimër 2014. Në këtë event morën pjesë mjaft figura të famshme të skenës amerikane si aktoria Kate Hudson, editorja e revistës Vogue Japoneze Anna Dello Russo dhe ish ylli i filmave Italianë Sofia Loren e cila u shfaq rrezëllitëse si gjithmonë.
Aktorja Hudson është shprehur se ndonëse u ftua në momentin e fundit, sërisht ndihej e lumtur që po merrte pjesë në këtë sfilatë dhe se nuk do ta humbiste për asgjë në botë një udhëtim të shkurtër drejt Parisit, aq më tepër me shumë veshje unike rreth saj.
Ndërsa këngëtarja Pink e cila dukej mjaft elegante me veshjen e saj të zezë të mbuluar me rrjetën e argjendtë në pjesën e sipërme u shpreh se ndihej disi si peshku pa ujë, duke treguar se nuk ishte mësuar me shfaqje e sfilata mode. “Ndonëse e ndjek modën nuk besoj se më përcakton mua si individ, mua më tepër më pëlqen performanca”, ka thënë ajo.
Modelet u shfaqën në sfilatë me veshjet e tyre në stilin e kërcimtarëve të flamenkos, ku mbizotëronin ngjyra e kuqe, e bardhë dhe e zezë. Veshjet ishin shkëlqyese dhe dominonte ngjyra e kuqe e cila ishte në thurjet e xhaketave, në veshjet një ngjyrëshe apo dhe me pikat e vogla në rrjetat mbi fytyrat e modeleve.
Koleksioni përfshinte miksim të shumë aksesorëve si dorashka lëkure, çanta dore me lëkurë gjarpri, byrzylyqe, vathë e të tjerë elementë.
Java e Modës në kryeqytetin Francez do të shfaqet deri në fudnjavë dhe pritet të marrin pjesë dhe shtëpi të tjera mode si Elie Saab, jean Paul Gaultier dhe Ralph & Russo.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO