Teksa jemi në prag të festave të fundivitit Policia e Kolonjës kanë intensifikuar kontrollet për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike nga subjekte të paautorizuara.
Gjatë kontrolleve të kryera blutë kanë nisur hetimet për 2 pronare marketesh në Ersekë.
Si provë materiale blutë sekuestruan 52 kuti me lëndë piroteknike (3088 kapsolla).
Njoftimi i policisë:
Në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë kanë intensifikuar kontrollet për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike nga subjekte të paautorizuara.
Si rezultat i kontrolleve, u konstatuan 2 markete, në të cilat mbaheshin në mënyrë të paligjshme sasi lëndësh piroteknike, me qëllim shitjen e tyre.
Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 2 shtetase, pronare të marketeve që i tregtonin, konkretisht:
T. R., 67 vjeçe, banuese në Ersekë, pasi në marketin e saj u gjetën 49 kuti me lëndë piroteknike (2918 kapsolla);
Z. I., 56 vjeçe, banuese në Ersekë, pasi në marketin e saj u gjetën 3 kuti me lëndë piroteknike (170 kapsolla).
Në total u sekuestruan 52 kuti me lëndë piroteknike (3088 kapsolla), të ndaluara për tregtim, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Kontrollet për parandalimin e tregtimit të kundërligjshëm dhe të rrezikshëm të lëndëve piroteknike do të vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Komente







