Kolonjë, Rama: Reformat të
dhimbshme, por po bëjmë shtet
PVideo/Gjosha përlotet në Ersekë

Kolonjë, Rama: Reformat të<br />dhimbshme, por po bëjmë shtet<br />PVideo/Gjosha përlotet në Ersekë
Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europianë (ASHE) çeli sot fushatën për bashkinë e Kolonjës, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Ilia Stefo.

Përpara mbështetësve socialistë, kryeministri Edi Rama duke kërkuar votën për kandidatin e mazhorancës, theksoi se reformat e qeverisë janë operacione të dhimbshme, por të domosdoshme, sipas tij, për të bërë shtet e garantuar të ardhmen e qytetarëve. 
 
Rama tha se kudo në Shqipëri ndjehet era e një transformimi të madh, që sipas tij ka ardhur si rezultat i punës së qeverisë në tre vite. Edhe Kolonja, tha Rama, është një kantier i madh ndërtimi. 
 
"Jemi të bindur që pavarësisht vështirësive të madhe, problemeve të mëdha që ende kërkojnë zgjidhje, halleve e sakrificave, ky komunitet e ka shumë të qartë që në këto tre vite, qeveria dhe kjo shumicë i ka hapur rrugë një procesi të jashtëzakonshëm historim transformimit të vendit, duke bërë reforma rrënjësore që të tjerë përpara nesh, as nuk i menduan e jo më t'i bënin. Reformat nuk janë festa por operacione të dhimbshme. Reforma që ngritën bazën e një shteti normal dhe dinjitoz të Shqipërisë. Janë të domosdoshme për t'u dhënë të gjithë atyre që janë më të rinj, një Shqipëri të gjeneratës tjetër. Kudo vjen era e një ndryshimi që vjen me shumë vështirësi, sakrifica dhe probleme, por kush është mësuar ta ndërtojë jetën më punë të ndershme e di që frytet e punës së ndershme nuk vijnë sa hap e mbyll sytë, duke pritur e duke ndenjur të vijë mëngjesi tjetër, duan mund e kohë, sakrifica e durim. E njëjta gjë vlen edhe për punën që ne po bëjmë për të bërë shtet e për t'u dhënë njerëzve mundësinë e një shprese e mundësinë e një shansi të vërtetë", u shpreh Rama 

Duke u ndalur te zgjedhjet e parakohshme të 20 nëntorit për bashkinë Kolonjë, Rama tha se një punë e nisur nga ish-kryebashkiaku Arben Malo, i ndarë nga jeta disa ditë më parë, duhet të përfundojë dhe sipas tij, vota e kolonjarëve duhet të jetë unifikuese në mbështetje të kandidatit të mazhorancës.
 
"Një punë e nisur duhet të vazhdojë. Këtë herë, kolonjarët nuk duhet të ndahen në këtej dhe andej, në tanët dhe tyret, majtas e djathtas, megjithëse dhe djathtas të majtë a, por duhet të bashkohen në një votim, ku vota duhet të jetë shprehje e respektit për një punë të nisur dhe patjetër, dhe e bindjes se vetëm duke kaluar stafeta brenda kësaj familje politike, puna e nisur mund të vazhdojë dhe mund të përfundojë. Është një votë për të marrë hak për ata që për 25 vite nuk vunë një gurë këtu", tha Rama. 

Kryeministri dhe njëherazi kryetar i PS, kërkoi një minutë heshtje për ish-kryebashkiakun e Kolonjës, Arben Malo, i cili u nda nga jeta tre javë më parë pas një ataku kardiak. 

Në zgjedhjet e pjesshme vendore të 20 nëntorit, Ilia Stefo i mazhorancës do të përballet me Dritan Hajro e opozitës (vëllai i ish-deputetit të PS, Sokol Hajro), i cili garon si përfaqësues i Partisë Agrare Ambientaliste. 

Majko: Kolonja i ka takuar dhe do t'i takojë të majtës
Deputeti socialist, Pandeli Majko, tha se kjo shtëpi, Kolonja, i ka takuar dhe do t'i takojë të majtës. Sipas tij, kandidati i PS, Ilia Stefo, do fitojë në zgjedhjet e 20 Nëntorit.
 
"Në këto zgjedhje do provojmë se Kolonja i përket të majtës. Arsyeja që ka na mbledhur sot, na fton të ripohojmë veten, nuk shkon Aliu te mali, por mali te Aliu. Kështu duan të na thonë ata që kemi përballë, ne u themi vëllazërisht nuk është vendi juaj që të dilni përballë, o vëllezër të së majtës, që na ftoni të votojmë të djathtën. Kolonja e ka votuar PS-në edhe kur ishte në opozitë, e jo sot kur është në pushtet", u shpreh Majko. 

Ilia Stefo: Sfidë përballja me problemet e kolonjarëve
Kandidati për kryetar bashkie në Kolonjë, Ilia Stefo, u shpreh se sfidë e tij do të jetë përballja me problemet e kolonjarëve.
 
"Kjo mbështetje është motivimi më i madh për tu shërbyer të gjithëve pa dallim. Sfida ime në krye të bashkisë është përballja me problemet e përditshme, në qytetet apo në fshat. Kam një ambicie të qartë për Kolonjën, për qytete me miqësore me publikun, ku të rinj dhe të moshuar gjejnë veten tyre, ku në fshatra ka punë dhe dinjitet, për projekte zhvillimi që gjenerojnë punësim, ekonomi lokale, mirëqenie e të ardhme për banorët. Me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, PS-së, LSI-së dhe aleatëve tanë, jam i sigurt që vizioni im do të kthehet në realitet të prekshëm për Kolonjën. Si në gjithë Shqipërinë, edhe këtu në Kolonjën tonë, ndjehet fryma e transformimit", u shpreh kandidati socialist për Kolonjën, Ilia Stefo. 

Taulant Balla: Kandidati i opozitës vjen si diversant 
"Është e habitshme për demokratët e kësaj zone sesi Luli e Saliu janë bërë si diversantë e kanë ardhur në Kolonjë fshehur në xhaketën e Gon Dukës. Poshtë xhaketës së PAA dhe një kandidat i cili ka ardhur si diversant gjithashtu, këtë s'e kuptoj, por kjo tregon se ku ka degraduar PD. Kolonjarët të mos gënjehen këta, që duan ta kthejnë Kolonjën në SHQUP të vogël. në 20 Nëntor, një muaj pas festës së çlirimit, të mbështesim një kandidat si Ilia Stefo, i cili mban vlerat më të mira".
 
Niko Peleshi: Rruga që lidh Kolonjën me Korçën përfundon shpejt
"Ky shesh është kthyer në një kuvend për të vendosur për bashkinë e re, punët e qytetit dhe emrin e kryebashkiakut e programit tonë të transformimit të Ersekës, Leskovikut e gjithë Kolonjës. Rruga e bukur që lidh Kolonjën me Korçën, do të mbarojë shumë shpejt. Është rruga që lidh Kolonjën me gjithë Shqipërinë, sepse çdo shqiptar ka shumë për të mësuar për historinë dhe kulturën e kësaj zone"

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave