Kolonjë/ Shoferi 21-vjeçar në gjendje të dehur humb kontrollin e makinës duke dalë nga rruga, plagosen 4 persona

Kolonjë/ Shoferi 21-vjeçar në gjendje të dehur humb kontrollin e makinës duke dalë nga rruga, plagosen 4 persona

Foto ilustruese

Një aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, në afërsi të fshatit Taç, Kolonjë, ku 21-vjeçari Enrik Lamçe ka humbur kontrollin e makinës duke dalë nga rruga dhe si pasojë janë plagosur 4 pasagjerë të cilët ndodhen nën kujdesin e  mjekëve.

Mësohet se i riu në kohën që po drejtonte makinën e tipit "Benz" ishte në gjendje të dehur .

Si pasojë e aksidentit mbetën të lënduar katër pasagjerët që ndodheshin në makinë konkretisht personat me iniciale R. Q, D. M,  dhe F. H., të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Ersekës dhe personi me iniciale A. B., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu dërgohet te Trauma! U qëlluan 30 plumba ndaj tij, kontrolle në disa banesa në Vlorë (VIDEO)

Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu dërgohet te Trauma! U qëlluan 30 plumba ndaj tij, kontrolle në disa banesa në Vlorë (VIDEO)