Kolonjë, Stefo: Dera e Bashkisë e 
hapur pavarësisht bindjeve politike

Kolonjë, Stefo: Dera e Bashkisë e <br />hapur pavarësisht bindjeve politike
Kandidati i Aleancës për Shqipërine Europiane për kryetar në Bashkinë Kolonjë, Ilia Stefo, i shoqëruar edhe nga zv/kryeministri Niko Peleshi  zhvilloi takime me banorë të fshatit Starje.

Numri dy i qeverisë premtoi më shumë investime për këtë zonë.

Ndërsa vetë kandidati Ilia Stefo, premtoi se do të zgjidhë të gjitha problemet që lidhen me ujin dhe energjinë, ndërsa tha se dera e Bashkisë së Kolonjës do të jetë e hapur për të gjithë, pavarësisht bindjeve politike.

"Nuk do të vuajë më fshati për drita që nuk është ndonjë gjë e madhe por që duhen, për ujin, për të riparuar gjëra që riparohen dhe për të gjitha shërbimet e tjera. Ndërkohë siç u kam trajtuar të majtë dhe të djathtë në fushën e mjekësisë, ashtu do t’u trajtoj përsëri në bashkinë e Kolonjës", u shpreh Stefo. 

Zv/kryeministri Niko Peleshi prezent në këtë takim ka premtuar përfundimin e investimeve në rrugë, duke e përfshirë Kolonjën në projektin e rëndësishëm të zhvillimit urban.

"Na duhet një kryetar Bashkie i përgjegjshëm dhe që mendon çdo ditë për të zgjidhur pak e nga pak të gjithë problemet tuaja. Dhe ne ato probleme që Bashkia nuk i mban dot në shpatullat e veta për shkak të buxhetit modest që ka, ne do ta mbështesim me programet tona të qeverisë, rilindja urbane, transformimi i qyteteve", tha numri dy i qeverisë. 

Ilia Stefo është shoqëruar në këtë takim edhe nga Prefekti i Qarkut Korçë Ardit Konomi si dhe  kryetari i Bashkise Maliq, Gëzim Topçiu.

Zgjedhjet në Bashkinë Kolonjë do të mbahen në 20 nëntor.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social