Kanionet e OsumitSkrapar po kthehen çdo ditë e më shumë në një nga destinacionet më tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj, sidomos për ata që kërkojnë aventurë dhe natyrë të egër.

Kryeministri Edi Rama ndau këtë të mërkurë pamje spektakolare nga kjo zonë, ku rafting është bërë një nga aktivitetet më të preferuara për të gjitha grupmoshat. Në video shfaqen rrjedhat e fuqishme të lumit që gjarpërojnë mes shkëmbinjtë e lartë duke krijuar një peizazh mbresëlënës.

Të njohura ndryshe si “Koloradoja e Shqipërisë”, kanionet shtrihen për rreth 13 kilometra dhe janë të rrethuara nga shkëmbinj që arrijnë deri në 120 metra lartësi. Gjatë rafting, vizitorët kalojnë mes ujëvarave dhe formacioneve natyrore të krijuara nga erozioni, të cilave u janë vendosur emra si “syri”, “porta e djallit”, “krokodili” dhe “katedralja”.

Kjo zonë është formuar 3 milionë vite më parë nga rrjedha e lumit Osum dhe sot konsiderohet një nga mrekullitë natyrore më të veçanta në vend. Përveç aventurës, kanionet mbartin edhe histori e legjenda, si ajo e Abaz Aliut apo “Vrimës së Nuses”, që i shtojnë edhe më shumë misterin zonës.

Pjesa më e frekuentuar shtrihet pranë Çorovodës, ndërsa në fund të kanionit, te Vau i Grepckës, lumi krijon një hapësirë që përdoret nga banorët për pushim gjatë verës.

Kanionet e Osumit mbeten një nga asetet më të rëndësishme natyrore në jug të vendit, duke tërhequr çdo vit vizitorë nga e gjithë bota.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 11:47

    Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?