KOLUMBI- Katër persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në qytetin Quibdo në Kolumbi. Sipas informacioneve të para të dhëna nga policia vendase, disa persona të pa identifikuar në një motorr, kanë hedhur një bombë në ndërtesën e supermarketit.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital dhe dy prej tyre i janë nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme.

Një zyrtar i departamentit të Choco Colombia, Luis Enrique Abadia e ka dënuar sulmin. Ndërkohë autoritetet vendase kanë hapur një hetim për të zbardhjen e ngjarjes edhe pse hamendësohet për një tentativë për zhvatje.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)