BOGOTA - Domenico Trimboli, 58 vjeç, bosi i mafjes kalabreze "Ndrangeta" të trafikut të drogës mes Amerikes së Jugut dhe Evropës është arrestuar në Kolumbi, bëjnë të ditur zyrtarë të policisë italiane.
Trimboli, i lindur në Buenos Aires, ishte në listën e Ministrisë së Brendshme për të shumëkërkuarit e më të rrezikshmit e bosëve të 'Ndrangeta'-s në arrati.
Arrestimi i tij u bë i mundur në sajë të një bashkëpunimi ndërkombëtar të policisë së Reggio Calabria dhe Alesandrisë me Kolumbinë ku prej disa kohësh kishin sinjalizime që i shumëkërkuari Trimboli jetonte në një lokalitet të Kolumbisë.
"Ai do të përballet me një dënim prej 12 vitesh burg për trafik të lëndëve narkotike deklaruan autoritetet italiane. Ndrangeta nuk është e fortë vetëm brenda Italisë, si organizatë kriminale, por është e pranishme edhe në vende të tjera të Evropës dhe në kontinentet e tjera.
Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com