Kolumbi, bëjnë tapë gardianin, arratisen 2 të burgosurit

Kolumbi, bëjnë tapë gardianin, arratisen 2 të burgosurit

Të burgosurit e arratisur në Kolumbi

Një arratisje spektakolare  e dy të burgosurëve në Bogota të Kolumbisë ka bërë bujë për mënyrën e si ato arritën të largoheshin nga burgu.
Dy të burgosurit pasi e dehën gardianin i thanë atij që t’ju hapte derën pasi do të shkonin të blinin pije të tjera alkoolike për të, dhe gardiani i dehur ju ka hapur derën me shumë kënaqësi.
Të burgosurit pasi u larguan nuk u kthyen më.
Të arratisurit janë identifikuar si Jhon Gutiérrez Rincón, një rebel i FARC-ut i dënuar me 40 vite burg, dhe Olmedo Vargas, po ashtu ish-rebel dhe ishin në pritje të gjyqit për vjedhje.
Autoritetet kolumbiane zbardhën ngjarjen pasi zbuluan se në qelinë e tyre nuk kishte shenja thyrje, që tregonte se kishin një bashkëpunëtor të brendshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda