Një 55 vjeçar italian, i dyshuar për lidhje me mafian kalabreze, Ndrangheta u arrestua të enjten në Kolumbi, sipas një njoftimi të Interpolit. Massimo Gigliotti kërkohej ndërkombëtarisht nën një njoftim të kuq të INTERPOL-it.
Arrestimi i të dyshuarit ishte rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të programit të Interpolit të quajtur I-CAN (“Bashkëpunimi i Interpolit kundër Drangheta”) në Lion, me mbështetjen e një oficeri italian në Kolumbi.
Që kur u krijua në vitin 2020, I-CAN ka lehtësuar kapjen e 93 të kërkuarve ndërkombëtar, sipas Interpol, një organizatë ndërkombëtare me 195 shtete anëtare dhe 800 punonjës në Lion.
Gigliotti u arrestua nga Policia Kombëtare e Kolumbisë, pasi oficerët e Departamentit Operativ Hetimor të Karabinierëve në Bolonja analizuan dhe qarkulluan informacione nga EUROPOL. Ata bashkëpunuan me njësitë I-CAN dhe INTERPOL në Lyon, me mbështetjen e një oficeri italian në Kolumbi.
Drejtori i Mbështetjes dhe Analizës Operative të INTERPOL-it Cyril Gout tha: “Përmes këtij arrestimi, I-CAN vazhdon të tregojë efektivitetin e saj në luftimin e një prej organizatave kriminale më të gjera dhe më të fuqishme në botë. Modeli I-CAN është ndërtuar në ofrimin e vendeve me një model bashkëpunimi që sjell vlerë të shtuar operacionale, veçanërisht në një kohë kur kërkohet veprim urgjent dhe i koordinuar global për të trajtuar krimin e organizuar transnacional".
Që nga fillimi i tij në 2020, I-CAN ka vënë në pranga 93 të arratisur në mbarë botën.