Kolumbi, nënshkruhet paqja historike
me FARC, fund konfliktit 52-vjeça

Kolumbi, nënshkruhet paqja historike<br />me FARC, fund konfliktit 52-vjeça
Presidenti kolumbian Juan Manuel Santos dhe lideri i organizatës FARC Rodrigo Londoño Echeverri kanë nënshkruar marrëveshjen historike të paqes.

Tashmë BE e heq FARC nga lista e organizatave terroriste. Kjo marrëveshje i jep fund konfliktit të armatosur i cili në 52 vitet e fundit ka shkaktuar 220 mijë të vrarë dhe 7 milionë të zhvendosur.

Rreth 2500 persona të veshur me të bardha kanë firmosur marrëveshjen që i jep fund konfliktit më të vjetër të kontinentit. Nënshkrimi historik vjen pas 4 vitesh negociatash intensive.

Marrëveshja u nënshkrua me një ‘’baligraf’’ që është një plumb i shndërruar në një stilograf.

Ceremonia e kësaj marrëveshje u realizua në Oborrin e konferencës së qëndrës së flamujve në Kartagjenë.  

Rodrigo Londoño, kreu i grupit rebel i etiketuar ndryshe si Timochenko, bëri një deklaratë ku kërkoi falje në emër të FARC për të gjitha viktimat e shkaktuara në këtë luftë. 

Ai bëri gjithashtu apel për t’i dhënë fund konfiktit në Siri dhe përlasjeve mes izraetitëve dhe palestinezëve.

Pjesëmarrës në këtë marrëveshje ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki moon, i cili e konsideroi marrëveshjen si një faqe të re në historinë e Kolumbisë.

Redaksia Online
XH.K.E/M/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid