Rrëzimi i presidentit Nicolas Maduro u prit me festime nga komunitetet e emigrantëve venezuelas në disa vende të Amerikës Latine, Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Ndërkohë, në Meksikë u protestua kundër operacionit të Donald Trump.
Në Peru, venezuelasit që jetojnë në Lima u mblodhën pranë ambasadës së vendit të tyre ku kërkuan mbështetje ndërkombëtare me shpresën për ndryshime politike në Venezuelë.
Festime më të zhurmshme u regjistruan në Kili, ku qindra emigrantë dolën në rrugë duke kënduar dhe duke valëvitur flamujt e Venezuelës. Po ashtu, mijëra të tjerë u mblodhën në qendër të Buenos Aires, në Argjentinë.
Edhe në shtetin amerikan të Floridës, komuniteti venezuelas festoi lajmin, duke brohoritur për liri. Festime u shënuan gjithashtu në Spanjë. Shumë prej tyre duke qarë me lot gëzimi.
Ndërkohë, në Meksikë protestues u mblodhën jashtë ambasadës amerikane, së bashku me presidenten Claudia Sheinbaum, duke shprehur shqetësimin se operacioni amerikan mund të çojë në ndërhyrje të mëtejshme në Meksikë dhe në pjesë të tjera të kontinentit.
Në këtë video që sjell Report Tv shihet momenti kur festojnë venezuelianët që jetojnë në Kolumbi.
Lajmi kryesor:
Kina e Rusia i kërkojnë SHBA-së të lirojë Maduron! Papa Leone: Mirëqenia e popullit mbi çdo gjë! Mamdani e Harris kritika Trump për operacionin në Venezuelë











