Kolumbi,referendumi:Jo paqe
mes qeverisë dhe forcave rebele

Kolumbi,referendumi:Jo paqe<br />mes qeverisë dhe forcave rebele
Nuk ka paqe në Kolumbi. Me një diferencë prej 65 milionë votash ,qytetarët kanë votuar kundra armëpushimit mes qeverisë dhe forcave rebele  e nënshkruar një javë më parë.  Rezultati referendumit ishte një surprizë për të gjithë .

Marrëveshja është nënshkruar nga presidenti Juan Manuel Santos dhe lideri i Farc-ut, Timoleon Jimenez, pas gati katër vjetësh negociata.Por, për të hyrë në fuqi, është dashur të ratifikohet nga kolumbianët.

Duke iu adresuar kombit, presidenti Santos tha se e pranon rezultatin, por do të vazhdojë të punojë për arritjen e paqes.Edhe lideri i Farc-ut, i njohur si Timochenko, tha se grupi mbetet i angazhuar për t’i dhënë fund luftës.

Konflikti 52-vjeçar në Kolumbi u mendua se mori fund , teksa rebelët e FARC-ut pranuan të ulin armët e të luftojnë politikisht për aspiratat e tyre por mesa duket ende Kolumbia nuk është gati për paqe. Madje presidenti Santos dhe kreu i FARC u kandiduan edhe për çmimin Nobel për paqe, kandidim i cili tashmë vihet në pikëpyetje.

Pas përgjigjes së referendumit, forcat revolucionare të FARC  u treguan të gatshme të rishohin edhe njëherë marrëveshjen e paqes të refuzuar.  Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i OKB  Ban Ki moon ka dërguar një mision të posaçëm për të udhëhequr bisedimet e mëtejshme mes qeverisë dhe FARC.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme