Kolumbia në kaos, shtetrrethim në Bogotà, tre policë të vrarë dhe 273 të plagosur

Kolumbia në kaos, shtetrrethim në Bogotà, tre policë të vrarë dhe 273 të plagosur

Të paktën 3 të vdekur dhe 273 të plagosur është bilanci i përleshjeve të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Kolumbi, në kryeqytetin Bogota.

Manifestuesit kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër politikave ekonomike të Presidentit Ivan Duque dhe për të mbrojtur marrëveshjet e paqes të nënshkruara nga paraardhësi i tij me FARC

Si pasojë e një sulmi me eksploziv u vranë tre policë dhe shtatë të tjerë u plagosën.

Qeveria kolumbiane shpalli Gjendjen e Jashtëzakonshme për shkak të situatës kaotike e karakterizuar nga përleshje, plaçkitje dhe bllokime rrugësh.

Tre të vrarë dhe 273 të plagosur, përfshirë 151 oficerë të shërbimit publik, u regjistruan një ditë më parë gjatë zhvillimit të Grevës së Përgjithshme Kombëtare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin