Kolumbia sfidon Anglinë, trajneri anglez: Do bëjmë më mirë se në të kaluarën

Kolumbia sfidon Anglinë, trajneri anglez: Do bëjmë më mirë se në të kaluarën

Futbollisti i Kombëtares angleze, Harry Kane

Në mbrëmje në stadiumin e Spartakut të Moskës do luhet edhe dueli i fundit i fazës së 1/8 të Kupës së Botës mes Kolumbisë dhe Anglisë. Një sfidë që mund t’u buzëqeshë britanikëve pasi kanë precedentët në favor. Anglia në 5 përballje me Kolumbinë ka fituar tre dhe barazuar dy.

Kolumbia që e mbylli e para grupin H shpreson të arrijë në çerekfinale ashtu si katër vite më parë ndërsa duke folur për formacionin Pekerman pritet të luajë me 4-2-3-1 ku dilema e vetme është James Rodriguez.

Ylli i skuadrës u dëmtua ndeshjen e kaluar dhe është në dyshim. Jose Pekerman tekniku i amerikano jugorëve thotë se dëmtimi i James Rodriguez nuk është aq i rëndë dhe shpreson ta ketë në dispozicion.

Në kampin e anglezeve trajneri Southgate do të rreshtojë një mbrojtje me 3 futbollistë me Walker, Stones dhe Maguire dhe nga krahët do të luajnë Trippier e Young ndërsa Lingard e Sterling do jenë në mbështetje të Harry Kane.

Tekniku Gareth Southgate kërkon që të ndryshohet historiku i viteve të fundit:

 U bënë 10 vite që nuk fitojmë një ndeshje me eliminim direkt . Ky është një rast unik për ta prishur këtë statistikë. Kolumbia është një skuadër e fortë dhe që gëzon respektin tonë por ne duam të kalojmë më tej.

Gareth Southgate, trajneri i Anglisë

Kolumbi-Angli do të arbitrohet nga amerikani Mark Geiger.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët