Kolumbiani në Tiranë, dyshimi
se erdhi për lekët e kokainës
Ka rënë në pranga në Rinas, kolumbiani i cili dyshohet se, është i lidhur me trafikimin e 250 kilogramëve kokainë, e kapur pak ditë më parë në Malin e Zi. Edhe në Shqipëri në magazinat e firmës "Rrapo" u ushtruan kontrolle dhe hetime, por policia dhe doganat nuk gjetën ndonjë gjë që mund të lidhte këtë biznes me tragikun e drogës.
TIRANE- Ka rënë në pranga në Rinas, kolumbiani i cili dyshohet se, është i lidhur me trafikimin e 250 kilogramëve kokainë, e kapur pak ditë më parë në Malin e Zi. Lajmi është bërë i ditur nga burime të Policisë së Shtetit. Sipas tyre, Cesar Augusto Pelaez Luiz Triana, 36 vjeç, ka tentuar të largohet nga Shqipëria në drejtim të Spanjës, nëpërmjet aeroportit të Rinasit.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, dyshohet se, kolumbiani ka ardhur në Shqipëri për të marrë paratë e drogës. Ai fillimisht është ndaluar në këtë portë dalëse të vendit tonë dhe më pas është shoqëruar për në ambientet e Policisë së Tiranës, ku është marrë në pyetje nga efektivët e sektorit të krimit të organizuar. Burime nga Policia kanë bërë të ditur se, kolumbiani 36-vjeçar kishte ardhur në Shqipëri në datën 19 maj dhe nga hetimet paraprake mësohet se ai ka qëndruar në Tiranë këto kohë.
ARRESTIMI NË RINASMbrëmjen e dy ditëve më parë, rreth orës 21:30 minuta, kolumbiani Cesar Augusto Pelaez Luiz Triana, 36 vjeç, banues në Spanjë, është ndaluar në aeroportin e Rinasit. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, ishin marrë disa informacione në rrugë operative për të dhe për këtë qëllim është ndaluar. Fillimisht 36-vjeçari është ndaluar me preteksktin e një dyshimi se, njëri prej dokumenteve që ai kishte me vete, dyshohej se ishte i falsifikuar. Ai është shoqëruar në ambientet e sigurisë së aeroportit fillimisht dhe më pas në atë të Komisariatit të Policisë së Rinasit. Aty është bërë edhe marrja në pyetje e Cesar Augusto Pelaez Luiz Triana, në lidhje me aktivitetin e tij në Shqipëri dhe kohën kur ka ardhur. Ai kishte mbërritur në Tiranë nga Spanja në datën 19 maj dhe kjo është verifikuar edhe nga sistemi TIMS. Hyrje e tij ishte bërë nga Rinasi.
HETIMET PËR DROGËNGjatë kohës që kolumbiani ndodhej i shoqëruar në Rinas, janë njoftuar edhe strukturat e larta të Policisë së Shteti dhe Krimeve të Rënda. Me të marrë këto informacione në drejtim të aeroportit janë nisur një grup hetimor, të shoqëruar edhe nga efektivë të sektorit të Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit. Pas disa pyetje, Cesar Augusto Pelaez Luiz Triana është shoqëruar për në Tiranë. Burime nga policia bëjnë të ditur se, 36-vjeçari po hetohet si personi që kishte ardhë në vendin tonë, nga ku do të merrte dhe paratë e kokainës së bllokuar në Mal të Zi. Policia bashkë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda janë duke hetuar për aktivitetin e kolumbianit në Shqipëri, për takimet që ka bërë që nga koha që kishte mbërritur në vendin tonë në datën 19 maj të këtij viti deri dy ditë më parë që është vënë në pranga.
KAPJA E DROGËSKokaina prej 250 kilgramësh e fshehur në një kontenier me banane, që kishte destinacion Shqipërinë u kap në 5 qershor nga dogana e Malit të Zi në portin e Tivarit. Doganierët dhe policia, zbuluan një fund të dyfishtë në njërin prej 3 kontenierëve që ishin të mbushur me banane dhe do të vinin në magazinat e një firme shqiptare në Fier.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.5%
-
Të gabuar
53.8%
-
Nuk e di
14.7%
Vota total: 143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisioni ‘Xhafaj’/ Gazetari Toska: Duan ta bëjnë Kuvendin me 100 deputetë, Presidentin ta zgjedhë populli, ndryshojnë numrin e bashkive
23 Janar, 23:02
-
Sherr mes deputetit të PS e Toskës! Gazetari: Je ushtar, sa para ke dhënë që u fute në listë?
23 Janar, 22:55
-
Zgjedhjet/ Zaloshnja: Betejë vetëm për 48 mandate, 92 deputetë i caktojnë Berisha e Rama
23 Janar, 22:41
-
Spahiu: Listat e mbyllura shkatërrojnë partitë e reja, sepse askush s’pranon të renditet i dyti! Ndaj Rama-Berisha i kanë futur në konflikt mes tyre
23 Janar, 22:37
-
‘Meta e Berisha janë bashkë’, Shehi ‘këshilla’ partive të reja: Bashkohuni, ne të vjetrit po rrimë me njëri-tjetrin
23 Janar, 22:36
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Spanjë/ Ja si u godit banda e 6 ‘skifterëve’ shqiptarë! Gjykata i lë në burg, 300 mijë euro grabitje në pak javë, 2 do ekstradohen (VIDEO)
23 Janar, 22:11
-
Presidenti Trump urdhëron deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve për eliminimin e ish-presidentit Kennedy dhe Martin Luther King
23 Janar, 22:02
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, Gjykata pezullon përkohësisht urdhrin e Presidentit
23 Janar, 21:40
-
Marrëveshje PS-PD/ Kreshnik Spahiu: E harruan qeverinë teknike dhe mosbindjen civile! Teatër i dy aktorëve komikë! Vota e diasporës do i bëjë gropën opozitës
23 Janar, 21:20
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01