Kolumbiani u vra për autogolin në
Botëror,kapet pas 24 vitesh porositësi

Kolumbiani u vra për autogolin në<br />Botëror,kapet pas 24 vitesh porositësi<br>
Të vdesësh për një autogol. Kjo është historia e trishtë e kapitenit të Kolumbisë në Botërorin e 1994-s, Andres Escobar. Pas 24 vitesh, më në fund është arrestuar urdhëruesi i vrasjes së futbollistit, ngjarje kjo e ndodhur më 2 korrik 1994, 5 ditë nga eliminimi i Kolumbisë nga Botërori i luajtur në SHBA.

Nuk kanë qenë të pakta kërcënimet për jetë që morën lojtarët e Kolumbisë që në humbjen e parë ndaj Bullgarisë në fazën e grupeve, por autogoli i shënuar nga 27-vjeçari Andres Escobar në ndeshjen kundër SHBA e acaroi akoma edhe më tej situatën.

Fitorja në ndeshjen e tretë për fazën e grupeve të Botërorit "SHBA 1994", nuk solli asgjë të re për kolumbianët, ndaj të cilëve presioni ishte i madh. Pas dy humbjeve dhe vetëm një fitore, Kolumbia eliminohet nga Botërori dhe lojtarët detyrohen të kthehen në shtëpi.

Pasi u kthye në Kolumbi, kapiteni i ekipi, Escobar u qëllua me 3 plumba pistolete pas shpine. Kur kanë kaluar plot 24 vite nga kjo ngjarje, në pranga ka përfunduar Santiago Gallon Henao, një trafikant droge, i cili dyshohet se ka dhënë edhe urdhrin për vrasjen e mbrojtësit të Kolumbisë. Andres Escobar pak ditë para se të vritej kishte marrë edhe një ofertë nga kuqezinjtë e Milan, për të qenë një nga shtyllat e mbrojtjes së kuqezinjve, ëndërr kjo e ndërprerë në mes.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Meteori ndriçon qiellin në Spanjë dhe Portugali (VIDEO)

Meteori ndriçon qiellin në Spanjë dhe Portugali (VIDEO)