Komandanti i GdF: Kapëm në 
​brigjet italiane 33 ton kanabis

Komandanti i Guardia Di Finanza-s, gjeneral Giorgio Toschi, u shpreh se në brigjet italiane janë sekuestruar gjatë vitit 2017, 33 ton kanabis, me një rritje prej 116% në krahasim më 2016-ën. 

Gjatë prezantimit të raportit për drogën në Pallatin e Kongresve, ai theksoi se avionët e Guardia di Finanza nga maji e deri në tetor të këtij viti ka realizuar mbi 129 orë fluturimi mbi territorin shqiptar. “Italia ka dhënë ndihmën e saj në luftën kundër kanabisit në Shqipëri. Guardia di Financa ka realizuar mbi 129 orë fluturimi nga muaji maj e deri në tetor të këtij viti. Ky bashkëpunim nuk përfundon vetëm në territorin shqiptar, por vijon në detin e Italisë, në pjesën e poshtme të Adriatikut dhe pjesnë e sipërme të Jonit. Vetëm vitin e fundit, Guardia di Finanza ka sekuestruar përgjatë bregut, 33 ton lëndë narkotike, me një rritje 116% krahasuar me 2016, kur u sekuestruan 12 ton drogë", u shpreh Komandanti i Guardia Di Finanza-s, gjeneral Giorgio Toschi. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)

Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)