Komandanti i KFOR-it për situatën në Kosovë: Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çfarëdo kërcënimi

Komandanti i KFOR-it për situatën në Kosovë: Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çfarëdo kërcënimi

Foto ilustruese e KFOR

Misioni i KFOR-it është i gatshëm t’i përgjigjet çfarëdo kërcënimi, ka thënë komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, Ozkan Ulutas.

Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve turke Anadolu, Ulutas ka thënë se KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i ka ofruar ambient të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë për rreth 25 vjet. Do ta vazhdojmë këtë edhe më 2024. Do të vazhdojmë përpjekjet tona për të parandaluar tensionet nga eskalimet dhe dëshiroj të siguroj se jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çfarëdo kërcënimi”, tha Ozkan.

Ulutas ka thënë se NATO-ja mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ka përsëritur se e vetmja rrugë përpara është paqja dhe stabiliteti për njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Komandanti turk ka theksuar se KFOR-i do ta vazhdojë misionin në Kosovë për sa të ketë nevojë.

Pas tensioneve në fund të vitit, Ulutas ka thënë se KFOR-i ka katërfishuar personelin në veri dhe ka trefishuar patrullimet.

Misioni në Kosovë përbëhet prej më shumë se 4500 personash nga 27 shtete. Turqia ka marrë komandën më 9 tetor, për herë të parë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë