Komandanti i KFOR-it: Situata në Kosovë edhe më e ndërlikuar, trupa shtesë edhe nga aleatë të tjerë

NATO-ja ka njoftuar së fundmi se 200 ushtarë britanikë kanë mbërritur në Kosovë të premten, për të përforcuar misionin e saj paqeruajtës Kosovë, KFOR, pas sulmit vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit muajin e kaluar dhe rritjes së tensioneve në rajon.

“Zhvendosja e trupave është një hap i matur për t’u siguruar se KFOR-i i ka forcat që i nevojiten për ta përmbushur mandatin e saj të OKB-së për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe për ta siguruar lëvijen e lirë për të gjithë njerëzit në Kosovë”, tha NATO-ja në një njoftim për media.

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, Angelo Michele Rusticcia, paralajmëron dërgimin e forcave shtesë në veri të Kosovës. Në një konferencë për median e quajti këtë vit sfidues sa i përket situatës së sigurisë në Kosovë.

Në përfundim të mandatit të tij në Kosovë, Ristuccia ka thënë në një konferencë për medien ku tha se KFOR-i do të vazhdojë rolin në terren me trupa shtesë që do të vinë së shpejti.

“Ka qenë një vit tejet sfidues për ne. Kjo krizë ka kërkuar orvatje ushtarake dhe diplomatike për të krijuar situatë më stabile. Situata është bërë më e ndërlikuar për shkak të disa faktorëve, mosbesimit mes palëve, çështjeve të pazgjidhura të gjata, narrativave toksike gjatë këtyre javëve, janë ndërmarrë shumë veprime. Trupa shtesë do të vazhdojnë të vijnë edhe nga aleatët tjerë”, ka thënë ai.

Ristuccia ka theksuar se vetëm një zgjidhje politike mund të sjellë paqe në rajon, duke theksuar se situata tani është më e qetë se që ka qenë disa javë më parë.

E për logot e KFOR-it që u gjetën pas sulmit në Banjskë e që ishin përdorur nga sulmuesit serbë, Ristuccia deklaroi se KFOR-i po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme.

“Janë duke u bërë hetime dhe kemi ndërmarrë të gjitha masat e duhura për të zvogëluar rrezikun e asaj që ne e quajmë ‘sulm nën flamur të rremë’ 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:47
Kurti i zemëruar me ndërkombëtarët, kërkon që të mbajnë një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë

1696621661_kurti.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për televizionin Sky News, është shfaqur i zemëruar dhe i frustruar me komunitetin ndërkombëtar, pasi sipas tij ata nuk po mbajnë një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për agresionin e Serbisë që ndodhi më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici kosovar, Afrim Bunjaku.

“Ata e mohojnë sepse po luajnë me librin e lojërave të Putinit në Donbas. Burra të vegjël të gjelbër në pjesën veriore të Kosovës. Jo aq pak, por njerëz të gjelbër me siguri, që donin të fillonin një luftë dhe të ndanin Kosovën”, tha Kurti.

Ora 20:08
Mbërrijnë në Kosovë 200 trupa të tjera britanike të NATO-s

NATO-ja njoftoi se 200 ushtarë britanikë kanë mbërritur në Kosovë të premten, për ta përforcuar misionin e saj paqeruajtës Kosovë, KFOR, pas sulmit vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit muajin e kaluar dhe rritjes së tensioneve në rajon.

“Zhvendosja e trupave është një hap i matur për t’u siguruar se KFOR-i i ka forcat që i nevojiten për ta përmbushur mandatin e saj të OKB-së për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe për ta siguruar lëvijen e lirë për të gjithë njerëzit në Kosovë”, tha NATO-ja në një njoftim për media.

Britania e Madhe vendosi të dërgojë trupa shtesë në kontingjentin e saj në Kosovë, i cili ka tashmë 400 ushtarë britanikë, me kërkesë të komandantit suprem të Aleancës për Evropën, SACEUR, gjeneralit amerikan Chris Cavoli.

Vendimi i NATO-s për shtimin e trupave paqeruajtëse në Kosovë vjen rreth dy javë pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit, më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në luftimet që pasuan pastaj në manastirin e fshatit u vranë tre sulmues serbë. Policia e Kosovës e gjeti dhe e konfiskoi një arsenal të jashtëzakonshëm armësh në Banjskë dhe përreth në ditët pas sulmit.

Pak ditë pas sulmit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ngritën shqetësime se Serbia po zhvendoste trupa ushtarak përgjatë kufirit me Kosovën. Kjo u mohua nga Serbia. Më 3 tetor, Shtëpia e Bardhë tha se Serbia ka filluar t’i tërheqë trupat nga kufiri me Kosovën.

Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si “tentim për ta aneksuar veriun e Kosovës”. Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e mori Millan Radoiçiq, ish-kryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

Më 3 tetor, Radoiçiçi u arrestua, u mor në pyetje dhe u urdhërua të mbahej në paraburgim policor deri në 48 orë, para se të lirohej një ditë më vonë, por pa pasaportë dhe me ndalesë për të shkuar në Kosovë. KFOR-i ka aktualisht rreth 4.500 trupa në Kosovë nga 27 shtete të NATO-s dhe shtetet partnere./REL

Ora 17:02
Tensione në veri të Kosovës/ Lajçak: Ajo që ndodhi më 24 shtator ka ndryshuar shumë gjëra

1695664460_miroslavlajcak.jpg

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se sulmi që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ka ndryshuar shumë gjëra.

Lajçak theksoi se dialogu ishte e vetmja zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë, ose do të kishte dhunë.

“Çfarë ndodhi më 24 shtator është e tmerrshme, ka ndryshuar shumë gjëra. Tani prioriteti është të shohim faktet dhe të nxjerrim konkluzione dhe pasoja. Ne kemi dialog dhe normalizim ose do të kemi deeskalim dhe dhunë. Është njëra apo tjetra, sa më shpejt të kthehemi në dialog aq më mirë. Ngjarja e 24 shtatorit nuk mund veç të largohet, dialogu është këtu, ka qenë këtu. T’i normalizojmë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Lajçak në forumin 2BS.

Ora 13:06
‘Spiegel’: Gjermania do të dërgojë ushtarë shtesë në mbështetje të KFOR-it në Kosovë

1696320565_1687162098kfor3770x426.jpg

Gjermania do të dërgojë ushtarë shtesë në mbështetje të KFOR, në veri të Kosovës.

“Ekziston kërcënimi për eskalim të konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës. Sipas informacioneve të SPIEGEL, qeveria gjermane tani dëshiron të dërgojë një kompani shtesë të Bundesëehr-it – por jo deri vitin e ardhshëm”, ka shkruar gazeta gjermane “Spiegel”.

Të martën u raportua se Gjermania nuk do ta rrisë kontingjentin e Bundesëehr-it në Kosovë, pavarësisht situatës së tensionuar në vend.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i ministrisë gjermane të Mbrojtjes, Michael Stempfle, i cili përsëriti se aktualisht nuk ka plane për të rritur numrin e ushtarëve gjermanë në KFOR.

S.G/S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirditori: 07/10/2023 07:54

    Kurti të mari pushkët me farë eme fis e të mbrojë Kosovën.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja