Komandanti i njësitit 'Kobra': S’kemi qenë në Kosovë, por nëse marrim urdhër do ta zbatojmë

Komandanti i njësitit 'Kobra': S’kemi qenë në Kosovë, por nëse marrim urdhër do ta zbatojmë

Komandanti i njësitit special të Policisë Ushtarake të Serbisë, që njihet si ‘Kobra’, ka thënë se pjesëtarët e njësitit të tij nuk janë futur në territorin e Kosovës.

Komandanti serb Darko Gjoshiç i është përgjigjur akuzave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Kurti tha se pjesëtarët e njësitit “Kobra” dhe ata të njësitit special të Policisë së Serbisë, janë futur në territorin e Kosovës javën e kaluar dhe kanë rrëmbyer tre policë kosovarë në Leposaviq.

Policëve kosovarë u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

“Njësiti ‘Kobra’ i Ushtrisë së Serbisë nuk ka qenë i angazhuar në rajonin e Kosovës e M. dhe kur me urdhër të kryekomandantit Aleksandar Vuçiq angazhohemi dhe kur e marrim atë urdhër, atëherë do ta zbatojmë plotësisht”, ka thënë Gjoshiç për “Tanjug”.


Lajmi kryesor:

Kamionëve dhe autobusëve nga Kosova u ndalohet kalimi në Serbi! BE pret Kurtin dhe Vuçiçin të shkojnë në Bruksel pa kushte, ose pasoja


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

‘Djathtas 1912’ për propozimin e ndryshimeve për tatimin mbi të ardhurat: Abuzime i mazhorancës afër 11 Majit, i shërben dhe favorizon një grup të vogël interesi

‘Djathtas 1912’ për propozimin e ndryshimeve për tatimin mbi të ardhurat: Abuzime i mazhorancës afër 11 Majit, i shërben dhe favorizon një grup të vogël interesi