Kamionëve dhe autobusëve nga Kosova u ndalohet kalimi në Serbi! BE pret Kurtin dhe Vuçiçin të shkojnë në Bruksel pa kushte, ose pasoja

KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka bërë të ditur në mbrëmjen e së hënës se është pamundësuar lëvizja e autobusëve dhe kamionëve nga Kosova për në Serbi, në pikëkalimet Jarinjë dhe Merdare. Bllokadat besohet se janë shkaktuar si pasojë e protestave që janë duke u mbajtur në territorin serb. Sipas ministrisë, as kalimi i veturave nuk është i sigurt.

Në disa grupe në rrjetin social, Telegram, serbët kanë thënë se rrugët janë bllokuar nga vozitës të kamionëve me mallra serbe, si shenjë revolte ndaj vendimit të autoriteteve të Kosovës për të mos lejuar hyrjen e kamionëve me targa dhe mallra serbe në territorin e Kosovs, prej javës së kaluar.

"Ju njoftojmë se ne territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova. Nuk është i sigurtë për momentin as kalimi i veturave", njofton ministria. 

Brukseli paralajmëron kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin Aleksandër Vuçiç se mosopjesëmarrja në takimin e thirrur nga përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell në Bruksel do të ketë pasoja.

"Nuk është ftesë për të kënaqur Brukselin, por është për nevojën që të ulen tensionet dhe për të ardhmen evropiane të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. E për këtë, askush tjetër përveç Vuçiçit dhe Kurtit nuk është përgjegjës”, tha Peter Stano, zëdhënësi i BE-së për gazetarët mesditën e sotme

Ndërkohë ende nuk është caktuar data e takimit pasi të dyja palët ende refuzojnë dhe Stano ishte i qartë kur përcolli mesazhin se ata duhet të vijnë në takim pa vendosur kushte paraprake.

“Data nuk është caktuar ende sepse palët nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Borrell pret një sjellje më të përgjegjshme nga dy liderët. BE pret që ata të vijnë pa kushtëzime"

Deklarata e Stanos erdhi vetëm pak orë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi në një prononcim për median se paraprakisht duhej të informohej si është gjendja e tre policëve të rrëmbyer nga forcat e policisë serbe. Po ashtu Kurti tha se për shtensionimin e situatës në veri, ka propozuar që gradualisht të zvogëlohet prania e njësisë speciale rreth objekteve komunale.

Shefi i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Gjenerali Angelo Michele Ristuccia, u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të heqin dorë nga “retorika e kotë” dhe të bisedojnë për t’i ulur tensionet.

Arrestohet një tjetër serb për sulmin e gazetarëve në veri 

Policia e Kosovës sakaq ka vënë në pranga një tjetër serb si autor i sulmeve të gazetarëve në veri të Kosovës. Sipas policisë së Kosovës, i dyshuari është i komunitetit serb, Uros Vukasinovic.

Autoritetet thanë se arrestimi është kryer në orët e hershme të 19 qershorit në një fshat të Leposaviçit.

"Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë", u tha në njoftimin e policisë.

Ky është i dyshuari i tretë që arrestohet për sulmet ndaj gazetarëve, të cilët po raportojnë nga veriu i Kosovës, që pas përshkallëzimit të situatës me 26 maj. Më 16 qershor, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se ishte arrestuar Nemanja Vllashkoviç në Leposaviç, për sulmin ndaj gazetarëve të mediumit Kallxo më 29 maj. Një ditë më pas, Sveçla tha se në pikëkalimin kuftiar në Jarinjë, që lidh Kosovën me Serbinë, për sulme ndaj gazetarëve u arrestua edhe Dalibor Spasiç.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:59
Tensionet në veri, kamionëve dhe autobusëve nga Kosova u ndalohet kalimi në Jarinje e Merdarë të Serbisë

 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka bërë të ditur në mbrëmjen e së hënës se është pamundësuar lëvizja e autobusëve dhe kamionëve nga Kosova për në Serbi, në pikëkalimet Jarinjë dhe Merdare. Bllokadat besohet se janë shkaktuar si pasojë e protestave që janë duke u mbajtur në territorin serb. Sipas ministrisë, as kalimi i veturave nuk është i sigurt.

Në disa grupe në rrjetin social, Telegram, serbët kanë thënë se rrugët janë bllokuar nga vozitës të kamionëve me mallra serbe, si shenjë revolte ndaj vendimit të autoriteteve të Kosovës për të mos lejuar hyrjen e kamionëve me targa dhe mallra serbe në territorin e Kosovs, prej javës së kaluar.

"Ju njoftojmë se ne territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova. Nuk është i sigurtë për momentin as kalimi i veturave.

Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit.

Nëse nuk keni hyrë tashmë në Serbi, ju lutemi, mos udhëtoni përmes Serbisë.

Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim", njofton Ministria. 

Ora 21:54
Komandanti i KFOR thirrje Prishtinës e Beogradit: Uluni në bisedime

Shefi i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Gjenerali Angelo Michele Ristuccia, u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të heqin dorë nga “retorika e kotë” dhe të bisedojnë për t’i ulur tensionet.

“I ftoj sërish të dyja palët që të shmangin retorikën e kotë dhe të përballen me këtë sfidë në tavolinë të negociatave, pasi kjo është rruga e vetme për ta zgjidhur këtë situatë”, u ka thënë ai gazetarëve në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Tensionet në veri të Kosovës janë të larta prej 26 majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri - të banuara me shumicë serbe - kanë hyrë në ndërtesat komunale. Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe për pasojë ka pasur protesta të vazhdueshme.

Ora 21:28
Komandanti i KFOR-it: Situata në veri është e tensionuar

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka dhënë një intervistë për Tanjugun, gazetë serbe. Në intervistën e shkurtër, komandanti Italian i KFOR-it e vlerëson situatën si shumë të tensinuar, përkundër se e pranon që në dukje të parë, situata duket e qetë. Megjithatë, vlerëson Ristuccia, situate mbetet shumë shpërthyese.

“Situata tani është shumë e tensionuar, siç kam thënë më parë, dhe është në duke e qetësuar këto ditë, por është shumë shpërthyese.” – tha z. Ristuccia.

Ora 20:23
Serbët bllokojnë kamionët nga Kosova, nuk i lejojnë të kalojnë në Serbi nga Jarinja

Disa qytetarë serbë kanë bllokuar hyrjen e kamionëve nga Kosova që kalojnë në pikën kufitare në Jarinje. Sipas mediave të Kosovës, disa serbë, rreth orës 19:00, kanë bllokuar rrugën magjistrale në pjesën e Serbisë, në shenjë proteste dhe të pakënaqësisë me zhvillimet e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë.

Telegrafi shkruan se bllokuesit serbë nuk po lejojnë lëvizjen e kamionëve me targa të Kosovës në drejtim për në Serbi. Policia e Kosovës, por ende nuk ka një përgjigje zyrtare për këto raportime.

Ora 14:25
Tensionet në veri, Stoltenberg: Kosova të ndalë përshkallëzimin dhe t'i kthehet dialogut

1686902165_jensstoltenberg.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot u bëri thirrje të gjitha palëve në Kosovë që të ndalojnë të gjitha lëvizjet që inkurajojnë përshkallëzimin e mëtejshëm.

Ai u tha të dyja palëve që menjëherë të kthehen në dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, raporton Reuters.

Duke folur për mediat pas takimeve me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, Stoltenberg tha se misioni i KFOR-it do të vazhdojë të marrë "të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt" në veri të Kosovës.

Ora 13:17
Ende s'ka datë për takimin në Bruksel të Kurtit dhe Vuçiç, Peter Stano: Presim të vijnë pa kushte paraprake

1686751736_peterstano.jpg

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të pranojnë pa kushte ftesën për pjesëmarrje në takimin e thirrur në Bruksel nga përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell. Shpërfillja e saj mund të ketë pasoja për të dyja palët.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se ende nuk është caktuar data e mundshme e takimit pasi asnjë nga udhëheqësit ende nuk i ka kthyer përgjigje Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell për takimin e thirrur nga ai gjatë kësaj jave, për gjetjen e një rrugëdaljeje nga kriza e cila u thellua pas arrestimit të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe me 14 qershor.

"Data e takimit nuk është caktuar ende pasi asnjë nga pjesëmarrësit e takimit nuk e kanë konfirmuar deri tani. Presim që ata të vijnë pa vendosur kushte paraprake" tha Peter Stano në një konferencë për median në Bruksel.

BE nënvizon gjetja e një zgjidhjeje është në interes të popujve të të dy shteteve.

“Përfaqësuesi i lartë dhe gjithashtu vendet anëtare të Bashkimit Evropian presin një qëndrim më të arsyeshëm nga partnerët që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Të dy janë të ftuar dhe presim që të vijnë pa parakushte. Gjetja e një zgjidhjeje është para së gjithash në interes të qytetarëve në Kosovë dhe në Serbi. Dhe sigurisht, Bashkimi Evropian, shtetet anëtare po e shikojnë këtë sjellje, nëse ka vullnet për të përshkallëzuar apo nëse ka vullnet për të zgjidhur situatën”, tha ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha një ditë më parë se nuk do të takohet me kryeministrin Kurti, ndërsa do të vendosë nëse “teknikisht do të paraqitet në takim”, duke nënvizuar se ky do të jetë një vendim strategjik. Edhe kryeministri Albin Kurti deklaroi sot se para se të caktonte datën do të duhej të  mësonte si është gjëndja e tre policëve kosovarë të rrëmbyer nga serbët.

 

Ora 12:05
Kurti për vizitën në Bruksel: Vendos pasi të mësoj gjendjen e tre policëve të rrëmbyer! Kam kërkuar të zvogëlohet numri i policëve në komunat në veri

1686948132_rehe.JPG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të marrë vendim nëse do të shkoj për dialog në Bruksel, sapo të marrë vesh gjendjen e tre policëve të Kosovës, të cilët ishin kidnapuar dhe tash gjenden në Kralevë.

Kurti sqaroi se do të presë vizitën e shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, në burgun e Kralevës aty ku po mbahen tre policët kufitarë. Ai pohoi se kur t’i ketë të dhënat se si janë policët, do të marrë vendim nëse do të shkojë në takimin në Bruksel.

“Kur t’i kem të dhënat nga kjo vizitë e tre policëve tanë që po mbahen peng në Serbi si hakmarrje për luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit në Kosovë, do ta marr vendimin dhe do ta jap njoftimin. Vizita (e Jasharit v.j.) është menduar për ditën e nesërme dhe unë do të jem në kontakt me ambasadorin që të më njoftojë për gjendjen e këtyre policëve që po mbahen rob në Serbi”, ka thënë Kurti.

Kurti bëri të ditur se për shtensionimin e situatës në veri, ka propozuar që gradualisht të zvogëlohet prania e njësisë speciale rreth objekteve komunale.

 “Për shkak se ka ekstremistë të ndryshëm dhe për shkak se ka grupe kriminale, duhet të ketë Polici të Kosovës në këto ndërtesa, unë kam kërkuar që Policia e Kosovës ta zvogëlojë numrin e policëve gradualisht, me sundimin e ligjit që bën që të përballen me drejtësi ata kriminelë që sulmuan KFOR-in dhe gazetarët. Për Policinë e Kosovës, çdo komunë është e njëjtë dhe veprimi i tyre bëhet duke u bazuar në Kushtetutë”, pohoi Kurti.

Ora 10:57
Petkoviç dënon arrestimin e serbit në Leposaviç: Albin Kurti po provokon konflikt me popullin serb

1686749358_petarpetkovi.JPG

E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe e ka cilësuar si “vazhdim të torturës nga Albin Kurti”, arrestimin e serbit në Leposaviç, duke akuzuar kryeministrin kosovar se po përdor “të gjitha mjetet për të provokuar konflikt me popullin paqësor serb”.

Urosh. V është arrestuar herët në mëngjes pasi ka shkuar në punë. Ai është arrestuar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës me rroba civile, madje njëri prej tyre po lëvizte një veturë me targa KM”, u tha në reagimin e kësaj zyre, e cila iu referua targave të makinave KM që lëshohen nga autoritetet serbe dhe konsiderohen ilegale nga Kosova.

Sipas Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, i arrestuari është 28 vjeç “dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë kriminel”!

Ora 10:31
Sulmi ndaj gazetarëve në Leposaviç, ja kush është serbi i arrestuar nga policia e Kosovës

1687163437_urosvukasinovic.jpg

Fotoja që shihni më sipër është Uros Vukasinovic, serbi i arrestuar nga policia e Kosovës si organizator i sulmeve në veri ndaj gazetarëve.

Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023.

Ky është serbi i tretë që arrestohet si autor i sulmeve të gazetarëve në veri të Kosovës.

Ora 10:07
KFOR-i vë barrikadë në hyrje të Leposaviçit, nuk lejon Njësinë Speciale të Kosovës të kalojë

 

KFOR-i ka vendosur këtë të hënë barrikada në hyrje të Leposaviçit duke penguar Njësinë Speciale të Kosovës të hyjë. KFOR-i ka vendosur barrikadën tek baza në zonën e quajtur ‘Nothing Hill’

Burime për Indeksonline bëjnë me dije se është njoftuar edhe kryeministri Kurti.

Ora 10:01
Shpërthime me tymuese sërish në Zveçan

1686669928_zveani.JPG

Mbrëmë rreth orës 19:50 në Zveçan dyshohet se nga persona të panjohur u hodh një shok-bombë.

Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale, njofton policia në raportin e saj 24-orësh. Rasti është duke u hetuar.

‘Raportohet se person/a të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë shok bombë. Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale. Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë kompetente policore për procedura të mëtejme hetimore.’- njofton policia.

Ora 09:56
Komandanti i njësitit 'Kobra': S’kemi qenë në Kosovë, por nëse marrim urdhër do ta zbatojmë

Komandanti i njësitit special të Policisë Ushtarake të Serbisë, që njihet si ‘Kobra’, ka thënë se pjesëtarët e njësitit të tij nuk janë futur në territorin e Kosovës.

Komandanti serb Darko Gjoshiç i është përgjigjur akuzave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Kurti tha se pjesëtarët e njësitit “Kobra” dhe ata të njësitit special të Policisë së Serbisë, janë futur në territorin e Kosovës javën e kaluar dhe kanë rrëmbyer tre policë kosovarë në Leposaviq.

Policëve kosovarë u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

“Njësiti ‘Kobra’ i Ushtrisë së Serbisë nuk ka qenë i angazhuar në rajonin e Kosovës e M. dhe kur me urdhër të kryekomandantit Aleksandar Vuçiq angazhohemi dhe kur e marrim atë urdhër, atëherë do ta zbatojmë plotësisht”, ka thënë Gjoshiç për “Tanjug”.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pajaziti Z.: 19/06/2023 19:49

    Kurti ????-i shkon dhe takohet me Vućićin derisa policet e " shtetit të tij " mbahen në çeli! Kurci ????-i është pasqyra më e mirë e një shoqërie analfabete në Kosov.Një sharllatan ????

    Përgjigju
  • Zylo kamberi: 19/06/2023 13:13

    Kfor Ka ndaluar Jo vetem policine e kosoves,por Edhe ministra te qeverrise se kosoves per tu takuar me kryetaret ne detyren te komunave.Gafe,me shume se diplomatike.Per policine e kosoves,para nje jave kerkuan pergjegjesi te saj per parandalimin e veprimeve kriminale ne veri.Tani,kur kerkohet zbatimit i kerkeses se tyre,pengon policine te nderhyje.Atehere le te rivendoset vete rendin ne lufte me krimin.Per ministrato,gafa po' ashtu e rende.Pengohet qeveria e kosoves te ushtroje detyren ne territorin e rep.se kosoves. Po' te renditesh Edhe terheqjen e bythes nga hetimin i bere per rrembimin e tre Policeve, atehere konkludohet per qendrimi proserb te paramenduar e te planifikuar.

    Përgjigju
  • e drejta: 19/06/2023 12:15

    MUA ALBIN KURTI NUK ME PELQEN < THJESHTE SE NUK DI TE BEJ POLITIKE>, POR NE KETE RAST KA TE DREJTE DHE SHUME MIRE E BEN QE I KA CUAR KETE PERGJIGJE BRUKSELIT. SEPSE INDIREKT ATO TRE POLICET I KA IZOLUAR BE...

    Përgjigju
  • Arben: 19/06/2023 10:54

    KFOR bllokon policine e Kosoves? Albin Kurti duhet te marre masa! Nqs nuk kerkojne falje te shqyrtohet mundesia per perjashtimin e KFOR nga Kosova me vendim te qeverise se Vetvendosjes! Shqiptaret i'a dalin edhe vete ne perballimin me serbet! Nuk kane nevojen e KFOR!

    Përgjigju
    • Lala: 19/06/2023 18:18

      Shqiptaret e kosoves Jan ne velipoj Tu Bo plazh.fsk me 100 autoblinda e 4000 Automatik G3 100 mortaja 60.82 DHE 120mm Ska ca TI bei serbit.te jemi realist.pa KFOR Kosova merr fund.e tregon vet fakti si e perkedhel be DHE USA ne keto Momente serbin.te jemi realist.keshtu QE Mo's ja fut stiololapsit me shpull shoku

  • Arbëri: 19/06/2023 10:34

    KFOR-i nuk ka tager që ta bllokoi Policin e Kosoves. Këtë që e shkruani është propagand dhe genjeshter…!

    Përgjigju
    • Arbëri: 19/06/2023 13:38

      Vlora3: ti e këtë habmner para meje o shqipfolës o tradhtar

    • vlora3: 19/06/2023 10:51

      ha mut se te ben mire

  • Arbëri: 19/06/2023 10:30

    merrni urdhër o gjakpirës dhe sigurisht se do digjeni si qirinjët

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Legjendë e botës së Wrestling, vdes në moshën 66-vjeçare Rey Misterio

Legjendë e botës së Wrestling, vdes në moshën 66-vjeçare Rey Misterio