TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca në mënyrë indirekte ka shprehur opinionin e tij në lidhje me lëvizjet në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ai vlerëson punën e policisë së shtetit në muajt e fundit, ndërsa shton se ‘një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit’.
Me këtë fjali diplomati i BE-së nënkupton se ministri i ri duhet të jetë me kompetenca të plota për një ministri të Brendshme plotësisht funksionale.
Muajt e fundit Policia e Shtetit ka ndërmarrë operacione të rëndësishme policore kundër krimit të organizuar. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale, në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit të organizuar është thelbësore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së.
Luigi Soreca
Prej ditës së djeshme ministria e Brendshme drejtohet nga Sandër Lleshi, por si i komanduar nga kryeministri Rama. Lëvizja e Ramës për ta emëruar zv/ ministër dhe më pas për ta komanduar erdhi si pasojë e refuzimit të Presidentit Meta për ta dekretuar pa asnjë arsye.

Komente


Deri tani po “haen” peshq të vegjël!
PërgjigjuPikerisht kjo nuk i intereson Presidentit tone hajdut. Nje Ministri e brendeshme plotesisht funksionale qe lufton krimin, sepse kjo do prekte banden e tij ne terren.
Përgjigju