TIRANE- Plot 14 komando që kanë shërbyer në Bosnjë në misionin paqeruajtës të “NATO”-s të koduar “Përpjekja e përbashkët”, prej gati dy vjet ende nuk kanë marrë lekët. Bëhet fjalë për një shumë prej 1900 dollarë, që del si rezultat mospagimit të një diference prej 10 dollarë në ditë, gjatë periudhës së kryerjes së misionit në këtë shtet.

Për këtë çështje, 14 komandot kanë arritur të fitojnë dhe gjyqin në Gjykatën e Tiranës, por që në fakt asnjë lek skanë mundur të marin nga Ministria e Brendshme apo Këshilli i Ministrave. Gazeta “Shqiptarja.com”, disponon të plotë vendimin e gjykatës së Tiranës, ku komandot Arsen Çorapi,Klaud Alikaj, Elton Abazllari, Florian Dano, Besnik Alillari, Bujar Jata, etj kanë arritur të fitojnë gjyqën por që s’kanë mundur akoma dhe sot të marin lekët e misionit paqeruajtës. Për 6 muaj me radhë komandot kanë shërbyer në zona të nxehta të Bosnëj-Hercegovinës, e cila sapo kishte dalë nga lufta me ushtrinë Jugosllave.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)