Komandot që u shndërruan në kriminel! SKEDA e plotë e ushtarakëve që konsideroheshin ‘elita’, por që u bënë vrasës, xhihadistë dhe trafikantë

Komandot që u shndërruan në kriminel! SKEDA e plotë e ushtarakëve që konsideroheshin ‘elita’, por që u bënë vrasës, xhihadistë dhe trafikantë

Foto ilustruese

TIRANË- Arrestimi në Turqi i ish-komandos Kujtim Çeliku, bashkë me efektivin e Policisë Rrugore, Florenc Bicerri, sjell në vëmendje edhe dhjetëra rastet e tjera të përfshirjes në ngjarje kriminale të komandove, ato që konsiderohen si reparti elitë i Forcave të Armatosura. Të stërvitur për të luftiar me metoda speciale, në jo pak raste ata u bënë pjesë e krimit, jo vetëm të trafikut të narkotikëve, por edhe të “tregut” të vrasjeve me pagesë. Report Tv sjell më poshtë në mënyrë kronologjike edhe 12 raste të tjera që nuk kaluan pa bujë.

9 shtator-2022, arrestohet në Britani të Madhe Anis Plaku
Një ish-komando shqiptar u arrestua në Britani, me dy bashkëkombas të tjerë, pasi u kapën me lëndë narkotike me vlerë 300 mijë paund. Anis Plaku, 29 vjeç, ish-ushtarak i Forcave të Armatosura shqiptare, që shërbeu edhe në Afganistan u dënuan me tre vite burg.

1 shtator 2020, arrestohet për plagosje Klodian Beshiri
Anëtari i Forcave të Armatosura, komando Klodian Beshiri plagosi me armë dy persona mbrëmjen e 1 shtatorit të vitit 2020, pas një sherri. Në atë kohë, Beshiri u akuzua se plagosi me armën e shërbimit Rexhep Qefalinë dhe Redi Myrton.

15 prill 2019, arrestohet për terrorizëm Erzen Uka
Ish-komando Erzen Uka, që shërbeu në Irak dhe Afganistan u arrestua nga Antiterrori më 15 prill 2019. Ai u vu në pranga pas dyshimeve për prirje radikale dhe nxitjen e urrejtjes me qëllim kryerjen e veprave terroriste. Konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë, dhe survejohej prej vitit 2007.

4 tetor-2018, komando Merviol Bilo në ‘masakrën’ e ish-Bllokut
Ish-komando Merviol Bilo u përfshi në ngjarje e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj. Bilo u dënua me 7 vite burgim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa dënimi iu reduktua në 4 vite e tetë muaj dhe më pas iu konvertua në shërbim prove.

9 Shkurt 2017, arrestohen Ditjon Memlika dhe Naim Avdulaj për grabitje
Policia arrestoi 4 nga 8 grabitësit e 3.2 milionë dollarëve të një banke të nivelit të dytë në Rinasi. Mes të arrestuarve ishin edhe dy ish-komandot, Ditjon Memlika dhe Naim Avdulaj. Të dy komandot e arrestuar kanë qenë të angazhuar në misione të rëndësishme me Forcat e Armatosura.

8 Nëntor 2016, arrestohet Medat Hasani për terrorizëm
Një akt terrorist u parandalua në ndeshjen Shqipëri-Izrael, teksa u arrestua komando Medat Hasani që prodhoi bombën me telekomandë. Katër ditë para zhvillimit të ndeshjes u finalizohet operacioni me arrestimin e 18 personave të dyshuar për lidhje me ISIS, mes tyre komando Hasani, që kishte qenë edhe në Siri.

15 Qershor 2016, arrestohet Romin Davidhin për drogë
Në sajë të operacionit “Fast” policia arrestoi Romin Davidhin, komando i Forcave Detare dhe Arjan Tabakut. Ata u kapën në makinë me një sasi prej 10 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa, një trup pistolete bashkë me tytën dhe fishekë të kalibrit 7.62 mm.

17 Shtator 2014, dënohet me 35 vjet burg për vrasje Ndriçim Balla
Gjykata e Tiranës dënoi me 35 vjet burg ish-oficerin e Forcave të Armatosura Ndriçim Balla, për vrasjen me dashje të Majlinda Hoxhës dhe plagosjen e Elton Fushës në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 9 shtator 2013, Balla qëlloi drejt Elton Fushës, por plumbat kapën 35-vjeçaren Majlinda Hoxha.

15 Korrik 2014, arrestohen tre komando për prodhim të minave
Policia e Durrësit arrestoi tre komando Fran Kolën, Kleo Gjinkolën dhe Alban Donajn, të cilët montonin e tregëtonin mina me telekomandë. Në atë kohë policia pretendoi se minat janë përdorur në tre atentate, në vrasjen e biznesmenit Xhemal Çelës, të Baki Xhabaftit dhe plagosjen e Fredo Berberit.

21 Mars 2014, katër komando i bashkohen ISIS, dy vriten
Hetimet e prokurorisë për shqiptarët që shkonin të luftonin në Siri zbuluan edhe një fakt tronditës, katër komando ishin bërë pjesë. Diamant Rasha, Erjon Alia, Artur Balla dhe Leonard Përlika. Dy të parët u vranë si pasojë e luftimeve që kryeheshin në Siri.

6 Qershor 2013, dënohet Aldo Morina, vrau Mehmet Beqirin
Gjykata e Tiranës dënoi me 12 vite burg oficerin e forcave komando, Aldo Morina për akuzën e vrasjes së taksistit Mehmet Beqiri. Ditën e vrasjes, më 1 janar 2013, u dorëzua në polici dhe pranoi krimin, me pretendimin se viktima i dhunonte nënën. Beqiri dhe nëna e të pandehurit kishin një lidhje jashtë martesore.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/10/2022 03:42

    Ne U.S.,John Allen Muhammad beri vete i dyte vrasjet ne D.C,ka sherbyer ne Gulf War;Timothy McVeigh,i akuzuar per bomben ne Okllahoma,edhe ky ka marre pjese ne Gulf War; major Nidal Hasan,autor i masakres ne Fort Hood,Texas.Shqipot nuk jane nje rast i izoluar.

    Përgjigju
  • Beni: 16/10/2022 18:09

    Pervec Komandove, keni harru renea, polici e garde, Te gjithe me te tille element jane dhe skan faj se me 400-500 lek rroga, skane si jetojne.. Ashtu do vazhdoje sot e mot..

    Përgjigju
    • @beni: 17/10/2022 06:01

      Ke nevoj per updatim zotri se 400-500 po morim rojet e privatit jo me policia ska rrog nen 600+ paga e tyre varjon nga 600-800

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen