Kombëtarja, dëmtohet Mavraj
Mund të mungojë ndaj Italisë

Kombëtarja, dëmtohet Mavraj<br />Mund të mungojë ndaj Italisë
Kombëtarja merr një goditje të rëndë në prag të ndeshjes me Italinë.
 
Shtylla e mbrojtjes Mërgim Mavraj mund të mungojë në takimin e 24 marsit që do të luhet në Palermo.
 
Klubi i Hamburgut ka njoftuar në rrjetet sociale se Mavraj është dëmtuar në gjurin e majtë dhe do të mungojë 4 javë.
 
Qendërmbrojtësi luajti të plotë ndeshjen e mesjavës në Kupë Hamburg-Borussia.M dhe më pas është konstatuar dëmtimi në gjurin e majtë.
 
Hamburgu thotë se Mavraj do 4 javë të rikuperohet dhe kjo do të thotë që Mavraj e humb ndeshjen me Italinë apo miqësoren me Bosnjën.
 
Nuk dihet nëse stafi i Kombëtares do bëjë përpjekje për rikuperimin e Mavraj për një ndeshje shumë të rëndësishme në të cilën do të mungojë edhe portieri Berisha i pezulluar.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor